TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protesta për Zvërnecin në ditën e njëmbëdhjetë në Tiranë

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Protesta për Zvërnecin në ditën e njëmbëdhjetë në Tiranë

Dita e njëmbëdhjetë e protestës kundër investimit të planifikuar në Zvërnec të Vlorës u paralajmërua si protestë kombëtare nga grupi koordinues që e lidhi me 10 qershorin, ditën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” si çdoherë nga këto ditë me thirrjet e zakonshme për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama, largimin e Berishës nga drejtimi i opozitës, hetimin e pasurive të politikanëve dhe kundër shitjes së pasurive kombëtare.

Pas grumbullimit në shesh, protestuesit marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’u rigrumbulluar përpara Kryeministrisë.

Qytetarët vijojnë me të njëjtat thirrje për dorëheqjen e Kryeministrit dhe drejtuesit të opozitës, sikundër dhe me pankarta që sjellin në vëmendje ruajtjen e natyrës dhe problematikat e tjera që i kanë mbledhur së bashku.

“Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëri e re”, “Nesër më shumë”, “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe të tjera thirrje u dëgjuan në kor nga protestuesit ndërsa ata marshuan në bulevard.

Pas grumbullimit përpara Kryeministrisë, u luajt himni kombëtar, raporton ATSH.

Një nga aktivistet e protestës lexoi një historik të shkurtër për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit duke thënë se aktualisht vendi ndodhet në të njëjtën situatë sikundër 148 vjet më parë kur i rrezikohej integriteti territorial.

“Sot do e bëjmë Shqipërinë një vend për të jetuar me dinjitet”, tha ajo duke vënë në dukje se lidhja e re është kundër politikës së vjetër.

Gazetari Klevi Muka lëxoi një mesazh të shkrimtarit dhe analistit Kim Mehmeti.

Më pas protestues të ndryshëm dhanë mesazhet e tyre në foltoren e ngritur enkas për protestës sikundër edhe lexuan poezi të Migjenit.

Ata thanë se hallet e Shqipërisë nuk janë ato që dalin në media, por janë fëmijët e saj që po largohen, ekonomia e dobët, shëndetësia, arsimi.

“Ndërsa populli përpiqet të mbijetojë, klasa politike sillet sikur vendi është pronë e saj. Ky është momenti i gjeneratës sonë”, tha një protestues.

Një protestuese ambientaliste tha se gjëja më e mirë që kanë njerëzit është natyra dhe nuk duhet shkatërruar.

“Duhet të respektojmë ligjet e BE-së që të jemi pjesë e saj, të ruajmë këto trashëgimi natyrore, që na ka falur natyra. Shkak i kësaj situate është ligji për zonat e mbrojtura dhe investimeve strategjike të vitit 2024, ato nuk e mbrojnë natyrën tonë, dhe ky është fillimi sepse do vijojnë me të gjitha zonat e tjera”, apeloi ajo.

Gazetari Renaldo Salianji foli para protestuesve si njëri prej tyre për të kundërshtuar padrejtësitë që po i bëhen, siç tha ai, popullit shqiptar.

Gazetari ftoi njerëzit t’i bashkohen edhe më shumë protestës.

Koloneli Krenar Ahmeti foli po ashtu në protestë duke apeluar të rinjtë të mos e lëshojnë sheshin. “Nëse nuk veprojmë tani, edhe kjo gjeneratë e të rinjve do vuajë”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet në Elbasan

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Nxirret trupi i pajetë i punëtorit nga miniera e Bulqizës

Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Sveçla konfirmon gjetjen e një varri tjetër masiv në Zubin-Potok

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

​Aksident i rëndë në Itali, furgoni përplaset me autobus, gjashtë të vdekur dhe 27 të lënduar

Auto Draft

Dëmtohet diga e liqenit Mirusha, komuna kërkon intervenim nga ministria thonë se nuk kanë pranuar raport

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu: Shtrirja e sovranitetit në çdo pjesë të vendit, parakusht për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Debati për hapjen e konsullatës serbe në Shkodër, banorët në protestë: I kemi të freskëta plagët

Auto Draft

Traditë që nga viti 1989 -aksioni për dhurimin e gjakut në fshatin Poslishtë të Prizrenit

Auto Draft

Saga e investimit katërmilionësh,“Gjin Gazulli” në përfundim- Luxdev angazhon kompani të re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën