TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Një “kleçkë” për kalimin e Ziyech te Milani, sulmuesi i Contes refuzon United për Ajaksin

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Një “kleçkë” për kalimin e Ziyech te Milani, sulmuesi i Contes refuzon United për Ajaksin

Pasi siguroi shërbimet e Divock Origi, i cili u transferua me parametër zero te Milani pasi mbylli aventurën me Liverpoolin, kuqezinjtë vazhdojnë të punojnë për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. Klubi italian po bisedon me Chelsea për të transferuar në Milanello Hakim Ziyech, i cili ka kohë që është pjesë e listës së objektivave të kampionëve të Italisë. Sipas medieve, dy klubet vazhdojnë të diskutojnë për mënyrën e kalimit të lojtarit maroken nën urdhrat e trajnerit Pioli. “Blutë e Londrës” kërkojnë të përfshijnë në marrëveshjen huazimin me detyrim blerjeje të sulmuesit të djathtë, por kuqezinjtë këmbëngulin që forma e transferimit të 29-vjeçarit të jetë në huazim me të drejtë blerjeje.

Tottenhami vazhdon të jetë shumë aktiv në merkato. Drejtori sportiv i “Spurs”, Fabio Paratici është një ndër protagonistët e mëdhenj në këtë seksion merkatoje, duke qenë gjithmonë gati për goditje të tjera për të kënaqur trajnerin Antonio Conte. Klubi anglez mbylli marrëveshjen me Barcelonën për huazimin për një sezon me Clement Lenglet, por Paratici nuk ndalet me kaq pasi mban ende në këmbë tratativën për të afruar në skuadër edhe Pau Torres. Mbrojtësi i qendrës, i cili luan me Villarrealin, mbetet ende një objektiv për klubin nga Londra pavarësisht afrimit të francezit nga katalansit.

Manchester United nuk heq dorë nga Lisandro Martinez. “Djajtë e Kuq” kërkojnë të përforcojnë mbrojtjen dhe argjentinasi i Ajaxit është objektivi kryesor i tyre. Mediet raportojnë se drejtuesit e klubit anglez janë takuar me homologët e tyre holandezë gjatë javës së kaluar për të mbyllur marrëveshjen dhe për ta transferuar lojtarin menjëherë nën urdhrat e trajnerit Erik Ten Hag. Për të bindur “Harkëtarët” të lënë të lirë 24-vjeçarin United është gati të paguajë shumën e 45 milionë eurove.

Ajaxi arrin marrëveshjen paraprake me Tottenhamin për transferimin në Holandë të Steven Bergwijn. Sulmuesi, i cili sezonin që u mbyll u aktivizua 25 herë duke shënuar 3 gola, nuk konsiderohej zgjedhje e parë për trajnerin Conte, i cili dha “ok” për largimin e 24-vjeçarit gjatë kësaj merkatoje vere. Mediet raportojnë se të dy klubet tashmë e kanë arritur marrëveshjen me kampionët e Holandës që kanë rënë dakord të paguajnë 30 milionë euro për kartonin e Bergwijn, i cili për t’u transferuar te Ajaxi refuzoi ofertat e Manchester United dhe Evertonit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KB Prishtina me shumë borxhe, konfirmon krizën

KB Prishtina me shumë borxhe, konfirmon krizën

“Dardanet” gati për ndeshjet kualifikuese

“Dardanet” gati për ndeshjet kualifikuese

McKennie me kontratë të re te Juventusi

McKennie me kontratë të re te Juventusi

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Gjyqtarë nga Polonia në duelin Celje-Drita

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia njofton për dy raste të ekstradimit, të dyshuarit kërkoheshin për mashtrim dhe vrasje

Zbulohen rreth 1 milion euro të padeklaruara në pikë-kalimin kufitar Merdare

Zbulohen rreth 1 milion euro të padeklaruara në pikë-kalimin kufitar Merdare

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Franca i ndalon ambasadorit amerikan qasjen e drejtpërdrejtë te anëtarët e qeverisë franceze

Katër persona mbesin të vdekur pasi një helikopter i ushtrisë iraniane rrëzohet në një treg

Katër persona mbesin të vdekur pasi një helikopter i ushtrisë iraniane rrëzohet në një treg

Muja ia shpalos prioritetet në bujqësi homologes franceze

Muja ia shpalos prioritetet në bujqësi homologes franceze

IKShPK jep disa këshilla shëndetësore gjatë muajit të Ramazanit

IKShPK jep disa këshilla shëndetësore gjatë muajit të Ramazanit

KB Prishtina me shumë borxhe, konfirmon krizën

KB Prishtina me shumë borxhe, konfirmon krizën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën