TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas 18 vitesh me probleme dëgjimi, pacientes në QKUK i rikthehet dëgjimi falë një operacioni

by Tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Pas 18 vitesh me probleme dëgjimi, pacientes në QKUK i rikthehet dëgjimi falë një operacioni

Në Klinikën e Otorinolaringologjisë (ORL) në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdojnë me sukses ndërhyrjet kirurgjikale të veshit, duke u kthyer shpresën dhe dëgjimin shumë pacientëve.

Një nga rastet më të veçanta është ai i pacientes R.H., e lindur në vitin 1981, e cila për plot 18 vjet ishte përballur me humbje të theksuar të dëgjimit, duke pasur vështirësi të mëdha në komunikimin e përditshëm.

Sipas njoftimit të QKUK-së, pacientja kishte kërkuar trajtim në institucione të ndryshme shëndetësore brenda dhe jashtë Kosovës, por pa arritur rezultatet e pritura. Pas një vlerësimi të detajuar mjekësor dhe analizave të nevojshme, ekipi i Klinikës së ORL-së vendosi ta trajtojë rastin përmes ndërhyrjes kirurgjikale.

Nga QKUK njoftojnë se operacioni u krye me sukses nga ekipi i ORL-së i udhëhequr nga dr. Refki Krasniqi, në bashkëpunim me ekipin e anesteziologëve të drejtuar nga dr. Arian Ademi.

Pas disa ditësh trajtim dhe kujdes në klinikë, pacientja u lirua në gjendje të mirë shëndetësore. Testimet e kryera pas operacionit konfirmuan përmirësim të ndjeshëm të dëgjimit dhe aftësisë së saj për të komunikuar.

Nga QKUK vlerësojnë se ky sukses dëshmon nivelin profesional të stafit mjekësor dhe kapacitetet që ofron Klinika e Otorinolaringologjisë në diagnostikimin dhe trajtimin e çrregullimeve të dëgjimit, duke aplikuar teknikat më moderne të mjekësisë./teve1.info/

Tags: Operacionprobleme degjimiQKUKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu takon senatorën amerikane Ernst: Partneriteti Kosovë–SHBA ka rëndësi strategjike e historike

Haxhiu takon senatorën amerikane Ernst: Partneriteti Kosovë–SHBA ka rëndësi strategjike e historike

Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate, seanca thirret kur të arrihet marrëveshja

Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate, seanca thirret kur të arrihet marrëveshja

Ujkani: Unë nuk do ta votoja Vjosa Osmanin për presidente

Ujkani: Unë nuk do ta votoja Vjosa Osmanin për presidente

“Në tempullin e demokracisë të gjuhet me vezë është e turpshme, jemi bërë lajm për të keq në medie të huaja”, reagon deputetja e VV-së

“Në tempullin e demokracisë të gjuhet me vezë është e turpshme, jemi bërë lajm për të keq në medie të huaja”, reagon deputetja e VV-së

Gjyqtarit Genc Nuza i besohet ndeshja e Ligës së Konferencës

Gjyqtarit Genc Nuza i besohet ndeshja e Ligës së Konferencës

Haxhiu takon senatorën amerikane Ernst: Partneriteti Kosovë–SHBA ka rëndësi strategjike e historike

Haxhiu takon senatorën amerikane Ernst: Partneriteti Kosovë–SHBA ka rëndësi strategjike e historike

Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate, seanca thirret kur të arrihet marrëveshja

Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate, seanca thirret kur të arrihet marrëveshja

KFF Mitroviva gati për ndeshjen me SK Brann

KFF Mitrovica përballet me Metalistin

Cluji ulë çmimin për Korenicën, kërkon 1 milion euro

Korenica kërkon largimin nga Cluji

Ujkani: Unë nuk do ta votoja Vjosa Osmanin për presidente

Ujkani: Unë nuk do ta votoja Vjosa Osmanin për presidente

Trump u fsheh në një kamion ushqimi gjatë një ndërrimi sekret të avionëve nga frika e Iranit

Trump u fsheh në një kamion ushqimi gjatë një ndërrimi sekret të avionëve nga frika e Iranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën