TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Operacionet “White Star” dhe “Mega”, të mbështetura nga FBI-ja dhe Europoli, çojnë në arrestimin e tetë personave

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, të martën, ka zhvilluar operacione në dy raste të ndara kundër krimit të organizuar, ku janë arrestuar tetë persona.

Gjatë operacioneve, nën udhëheqjen e PSRK-së dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në të dy rastet janë sekuestruar prova relevante që do të shërbejnë gjatë procedurave penale.

“Në rastin “White Star”, u arrestuan pesë persona, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar;blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve; si dhe pastrimi i parave”, thuhet në njoftim.

“Ndërsa, në rastin e dytë i koduar me emrin “Mega”,  tre personat e arrestuar dyshohen për: Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar;Financim i terrorizmit; Shpëlarje e parave; Mashtrim; Detyrim; Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse;Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analogeve të tyre”, vijon njoftimi.

Sipas prokurorisë, rastet hetimore janë mbështetur nga institucione ndërkombëtare të drejtësisë, të cilat në vazhdimësi bashkëpunojnë ngushtë me PSRK-në, “si FBI, Europol, autoritetet policore të Belgjikës, Francës, Holandës dhe Kanadasë (RCMP), si dhe OPDAT nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara”.

“Prokuroria Speciale është e angazhuar në luftimin e krimit të organizuar dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për garantimin e sundimit të ligjit dhe sigurisë së qytetarëve”, përfundon njoftimi.

Tags: ArrestimePoliciaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vllasi: Koalicioni LVV-LDK do ta nxirrte Kosovën nga kriza

Vllasi: Koalicioni LVV-LDK do ta nxirrte Kosovën nga kriza

Drenori: Opozita mendoi se Osmani do ta dëmtonte Kurtin, por dëmtoi LDK-në

Drenori: Opozita mendoi se Osmani do ta dëmtonte Kurtin, por dëmtoi LDK-në

Numërohen gati gjysma e votave, ja kush janë kandidatët më të votuar

Numërohen gati gjysma e votave, ja kush janë kandidatët më të votuar

Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo

Mustafa: Opozita po reflekton pse vota e abstenimit ndaj LVV-së nuk shkoi tek ajo

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën