TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rashiq: Presionet ndaj meje dhe familjes po vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA

by Tëvë1
2 muaj ago
3
A A
Rashiq: Presionet ndaj meje dhe familjes po vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve, djali im u ndalua në kufi nga BIA

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka deklaruar se presionet ndaj tij politik dhe familjes së tij po vazhdojnë edhe pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë.

Sipas Rashiqit, së fundi është ndaluar për rreth dy orë në një pikë kufitare djali i tij, student, i cili, siç tha ai, është marrë në pyetje nga persona që janë prezantuar si pjesëtarë të Agjencisë për Siguri dhe Informacion të Serbisë (BIA).

“Thjesht ta dini, në këtë moment që po flasim, djali im, i cili është student, është ndaluar tashmë prej dy orësh në kufi dhe po pyetet nga disa njerëz që prezantohen si BIA… Kjo është vetëm një refleksion i vogël i asaj që po ndodh dhe që po u bëhet në mënyrë të organizuar të gjithë bashkëpunëtorëve tanë, madje edhe anëtarëve të familjes”, ka deklaruar Rashiq.

Ai ka theksuar se këto raste tregojnë, sipas tij, një rritje të presioneve pas procesit zgjedhor, të cilat i ka cilësuar si “më agresive dhe më brutale”.

Ngjarjet, sipas tij, vijnë në një periudhë të ndjeshme politike, pas deklarimeve të mëhershme për presione ndaj votuesve dhe përfaqësuesve politikë serbë në Kosovë. Në fund të majit, Rashiq kishte ngritur këto shqetësime edhe në mbledhje të Qeverisë së Kosovës, çka kishte nxitur reagime nga Lista Serbe.

Pas këtyre deklarimeve, në Graçanicë ishin arrestuar shtatë drejtues të institucioneve arsimore dhe shëndetësore serbe, nën dyshimet për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”. Lista Serbe i ka cilësuar këto veprime si të motivuara politikisht dhe ka akuzuar Rashiqin për shënjestrim të komunitetit serb, akuza të cilat ai i ka mohuar.

Arrestimet kishin shkaktuar edhe protesta të përditshme në Graçanicë, ku qytetarët lokalë janë mbledhur në shenjë pakënaqësie.

Duke folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve dhe formimin e institucioneve të reja, Rashiq ka thënë se është ende herët për parashikime, por ka theksuar se do të angazhohet për dialog dhe kompromis në bisedimet me kryeministrin në mandat teknik.

Tags: Nenad RashiqSerbiaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Rashica refuzon Amedsporin, synon kthimin në Gjermani

Muja u prit në takim nga Ministri Federal i Austrisë Norbert Totschnig

Muja u prit në takim nga Ministri Federal i Austrisë Norbert Totschnig

Kuvendi i Malit të Zi miraton dy ditë pushim të paguar për gratë me menstruacione të dhimbshme

Kuvendi i Malit të Zi miraton dy ditë pushim të paguar për gratë me menstruacione të dhimbshme

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Ndalohen për 48-orë të dy të dyshuarit për krime lufte

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga lufta SHBA-Izrael me Iranin

Omani i propozon Iranit mekanizëm të përbashkët për menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Kurti dhe admirali i NATO-s flasin për zgjerimin e bashkëpunimit

Tërmet 7.1 ballë godet Japoninë jugore, lëshohet paralajmërim për cunami

Tërmet 7.1 ballë godet Japoninë jugore, lëshohet paralajmërim për cunami

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Barcelona tenton Asllanin, Leipzigu në pritje

Delegacioni i Hamasit udhëton në Egjipt për takime me ndërmjetësuesit

Delegacioni i Hamasit udhëton në Egjipt për takime me ndërmjetësuesit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën