TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Serbia ende nuk e di ku i ka kufijtë” – Radomir Dimić me kritika të ashpra ndaj politikës serbe

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
“Serbia ende nuk e di ku i ka kufijtë” – Radomir Dimić me kritika të ashpra ndaj politikës serbe

Analisti dhe gazetari serb nga Kosova, Radomir Dimić, ka publikuar një reagim të ashpër lidhur me mënyrën se si Serbia e trajton identitetin e saj shtetëror dhe raportet me fqinjët në rajon.

Në shkrimin e tij, Dimić thotë se “ironia më e madhe” është se të gjitha shtetet fqinje e kanë të qartë se ku janë kufijtë e Serbisë, ndërsa vetë Serbia, sipas tij, “vazhdon të zhvillojë një debat të pafund me vetveten”.

“Bosnja dhe Hercegovina e di ku është Serbia. Kroacia e di ku është Serbia. Maqedonia e Veriut e di ku është Serbia. Natyrisht, edhe Republika e Kosovës e di ku është Serbia. Vetëm Serbia ende nuk e di se ku i ka kufijtë dhe kah po shkon”, shkruan ai.

Dimić vlerëson se fakti që Serbia nuk e feston në mënyrë të natyrshme “ditën e saj të pavarësisë”, tregon se shteti ende nuk e ka pranuar realitetin politik pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë.

“Një shtet që nuk mund ta festojë ditëlindjen e vet, dërgon mesazhin se ende nuk e ka pranuar vetveten”, thekson ai.

Në reagimin e tij, ai përmend edhe deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se nuk e habisin fjalët e Kurtit se “kur fqinji kërcënon, duhet ta mbash pushkën të mbushur”.

Sipas Dimićit, Serbia vazhdon të mbajë ambicie territoriale ndaj fqinjëve dhe nuk është shkëputur plotësisht nga politika nacionaliste e viteve ’90.

“Serbia dhe udhëheqësi i saj, Aleksandar Vučić, nuk heqin dorë nga territoret fqinje”, shkruan ai, duke e lidhur këtë me konceptin e ashtuquajtur të “botës serbe”.

Ai ironizon këtë ide duke thënë se, sipas asaj logjike, “edhe Çikagoja, Vjena dhe Sidneji do të ishin Serbi”, vetëm pse aty jetojnë serbë.

Në fund të reagimit të tij, Dimić thotë se ideja e “Serbisë së Madhe” mbetet një fantazi politike e parealizueshme.

“Le t’i mbajnë për vete apetitet dhe ambiciet për më shumë, sepse nuk do t’u realizohen”, përfundon ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës

Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Ministrja Pacolli urdhëron pastrimin e mbeturinave ilegale në lagjen Kodrina në Prishtinë

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

Qollaku për rastin e Arlinda Zekajt: Nuk ka dështuar shteti, por zyrtarë të institucioneve

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

PSG fiton thellë ndaj Le Havren

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Hasani: Vrasja e grave duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, janë 155 raste me rrezikshmëri të lartë në Kosovë

Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës

Qelaj: Viktima vdiq në duart e shtetit, rrezikon përsëritja e rastit të Arlindës

Pacolli nxjerr urdhëresë urgjente për menaxhimin e mbeturinave, komunave u jep 7 ditë afat

Ministrja Pacolli urdhëron pastrimin e mbeturinave ilegale në lagjen Kodrina në Prishtinë

Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve edhe në Kosovë: Kush duhet të reagojë?

Dyshime për shkatërrimin e dokumenteve edhe në Kosovë: Kush duhet të reagojë?

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

347 persona të lënduar nga protestat në Tiranë gjatë javëve të fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën