TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pas rezultatit të 7 qershorit, PDK-ja paralajmëron zgjedhje të brendshme në shtator

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Pas rezultatit të 7 qershorit, PDK-ja paralajmëron zgjedhje të brendshme në shtator

Kryesia e Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku ka diskutuar rezultatin e zgjedhjeve dhe hapat e ardhshëm politikë e organizativë të partisë.

Sipas vlerësimit të Kryesisë, pjesëmarrja më e ulët në zgjedhje krahasuar me ciklet e kaluara, me rreth 200 mijë votues më pak, “përbën një sinjal serioz që reflekton lodhjen e qytetarëve nga krizat e njëpasnjëshme politike, polarizimin e madh shoqëror dhe zhgënjimin e akumuluar gjatë viteve të fundit”.

Në mbledhje u diskutua edhe ndikimi i rrethanave politike dhe ekonomike në rezultatin zgjedhor.

Sipas PDK-së, masat financiare dhe subvencionet e shpërndara nga Qeveria në prag të zgjedhjeve kanë ndikuar në krijimin e perceptimit te një pjesë e elektoratit opozitar se rezultati zgjedhor ishte i paracaktuar, duke ndikuar në dekurajimin e tyre për të dalë në votime.

Pavarësisht këtyre rrethanave, kryesia vlerësoi se PDK-ja “mbetet subjekti më i madh opozitar, duke ruajtur përqindjen e përfaqësimit politik, me mundësi rritjeje të lehtë të numrit të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Kryetari i partisë, Bedri Hamza, theksoi se gjatë periudhës së fundit PDK-ja është përballur me procese të shumta zgjedhore, duke mos pasur kohën e nevojshme për riorganizim dhe konsolidim të strukturave të saj.

Në këtë takim u diskutua edhe procesi i zgjedhjeve të brendshme partiake, të cilat, sipas Kryesisë, do të jenë të hapura, fer dhe gjithëpërfshirëse, me synim krijimin e hapësirës për ide të reja, energji të reja dhe përfshirje më të madhe të gjeneratave të reja në strukturat drejtuese të PDK-së.

Kryesia bëri të ditur se ekziston mundësia që procesi i brendshëm zgjedhor të fillojë në shtator të vitit 2026.

Po ashtu, u ritheksua rëndësia e përmbylljes së procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës ndaj ish-liderëve të PDK-së dhe bashkëluftëtarëve të tyre, duke e cilësuar atë “një proces me rëndësi të veçantë për lirinë, pavarësinë dhe të ardhmen e Kosovës”.

“Partia Demokratike e Kosovës mbetet e përkushtuar për të reflektuar mbi secilin mësim të nxjerrë nga procesi zgjedhor dhe për të vazhduar punën në shërbim të qytetarëve dhe interesit shtetëror të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e partisë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Moti: E diela vjen me zbutje të lehtë të temperaturave

Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë

Të dielën për disa orë ndalohet qarkullimi i automjeteve mbi 20 ton

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Mourinho e nis me fitore aventurën e re te Real Madrid

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 84-t e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Gjykata rrëzon vendimin e Trumpit për pezullim të vizave të emigracionit, ndër 75 shtete edhe Kosova dhe Shqipëria

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën