Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e së dielës, e cila përfundoi me vdekjen e një 17-vjeçari dhe lëndimin e disa personave të tjerë.
Sipas njoftimit të institucionit shëndetësor, në repartin e Emergjencës janë paraqitur katër persona të lënduar, të cilët janë transportuar nga familjarët për trajtim mjekësor.
Mjekët kanë konstatuar se njëri prej të rinjve kishte arritur në spital pa shenja jete.
Në njoftim thuhet se pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit mjekësor dhe përpjekjeve për rikthimin në jetë përmes procedurave të reanimimit, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ndërkohë, një pacient tjetër është mbajtur nën kujdes spitalor dhe sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.
Dy të lënduarit e tjerë kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe pas ekzaminimeve përkatëse, janë liruar për të vazhduar shërimin në shtëpi.
Vdes një person pas një përleshjeje në Gjakovë – tre të lënduar mes tyre edhe i dyshuari




