Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti i është përgjigjur kandidates së LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, e cila mbrëmë pas përfundimit të zgjedhjeve tha se LVV nuk ka asnjë arsye ta refuzojë atë për presidente.
Ai ka thënë se Osmani ka dështuar në zgjedhje dhe se nuk është në pozicion ta favorshëm që ta marrë si punë të kryer, që LVV nuk e refuzon.
“Nuk e di se në bazë të cilave fakte thotë se nuk ka asnjë arsye. Ajo ka dal jo mirë në rezultatin zgjedhjeve, konsideroj se është dështim i Lidhjes Demokratike me bashkimin e madh siç e pretenduan ata. Konsideroj që nuk është aspak në pozicion të favorshëm që znj. Osmani ta konsiderojë punë të kryer që tash LVV mos ta refuzojë. Ajo është refuzuar edhe nga një pjesë e LDK, por edhe partitë tjera opozitare”, ka thënë Haliti në emisionin “Mesditë”në Tëvë1.
Ai ka thënë se për çështjen e presidentit, LVV është e gatshme për biseduar me partitë politike.
Ndërsa, sa i përket rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, ai tha se pas numërimit të gjitha votave kjo parti pret që të arrijë numrin e deputetëve në 51 apo 52.
Haliti u shpreh se më këtë rezultat do të arrijnë të konstituojnë Kuvendin dhe formojnë Qeverinë me komunitetin jo shumicë, jo serb.
“LVV ka vota më shumë se dy partitë PDK, LDK. Votat e mërgatës do ta bëjnë një diferencë, sepse presim diku 2 ose 3 deputetë të jenë nga mërgata. Rezultatet mund të ndryshojnë dhe ne presim që LVV pas numërimit të gjitha votave të arrijmë të ketë 51 ose 52 deputetë dhe së bashku me minoritet të arrijmë një numër që të jetë i mjaftueshëm për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë”, u shpreh Haliti.
Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 299,152 vota apo 42,91%. Partia Demokratike e Kosovës ka 147,220 vota, apo 21,12%.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 122,575 vota apo 17,58%. Aleanca ka marrë 49,917 vota apo 7,16%. /teve1.info/









