TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A do të gjejë zbatueshmëri Ligji për Specialen? Flet profesori i së drejtës kushtetuese

by teve1
40 minuta ago
0
A A
A do të gjejë zbatueshmëri Ligji për Specialen? Flet profesori i së drejtës kushtetuese

Profesori i së drejtës kushtetuese, Ditar Kabashi, ka komentuar mundësinë e zbatimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 6 tetor.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Kabashi ka theksuar se çdo ligj duhet të miratohet sipas procedurave të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, ndërsa ndryshimet ligjore duhet të bëhen përmes rrugës së njëjtë juridike nëpër të cilën është miratuar ligji përkatës.

Ai ka thënë se, ndonëse janë të kuptueshme kërkesat dhe dëshirat e qytetarëve për një proces të drejtë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, procedurat juridike duhet të respektohen.

“Secili ligj duhet të dalë sipas një procedure të cilën e parasheh legjislacioni. Janë të kuptueshme kërkesat e dëshirat e qytetarëve që të ketë proces të drejtë për ish-krerët e UÇK-së, mirëpo megjithatë procedurat juridike janë ato që duhet ndjekur. Ato mund të ndryshohen vetëm në rrugën në të cilën janë hartuar”, ka deklaruar Kabashi.

Profesori ka përmendur edhe disa çështje që, sipas tij, mund të kontestohen në aspektin juridik.

Ndër to ka veçuar aspektin procedural, që lidhet me afatin dhe shmangien e afatit prej 72 orësh për leximin e dytë, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me kompetencat e Gjykatës Kushtetuese dhe fushëveprimin e shqyrtimit të rasteve nga kjo gjykatë.

“Në këtë kontekst janë disa çështje të cilat mund të kontestohen në procedurën e nxjerrjes së ligjit. E para ka të bëjë në aspektin procedural, lidhur me afatin dhe shmangien e afatit 72-orësh për leximin e dytë, ndërsa janë edhe disa çështje të tjera të cilat lidhen me kompetencën e Gjykatës Kushtetuese dhe domenin e vlerësimit apo shqyrtimit të rasteve të cilat i ka ajo gjykatë”, ka thënë ai.

Kabashi ka shtuar se këto çështje kërkojnë diskutim dhe vlerësim në kontekstin juridik.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës i miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Nimani: Anëtarësimi në NATO dhe beteja politike me BE-në për Specialen duhet të jenë prioritete të Kurtit

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Maqedonci: Ushtrimi “VALOR SHIELD 2026” dëshmon avancimin e kapaciteteve operacionale të FSK-së

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Deputeti kroat Peternel: Kosova shtet i pavarur, në Serbi garë çetnikësh

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Kurti u kërkon senatorëve amerikanë Shaheen e Durbin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën