Kryeministri në detyrë dhe kandidati nga LVV edhe për një mandat u është drejtuar simpatizantëve të kësaj partie pas publikimit preliminar të zgjedhjeve ku partia e tij ka dal e para.
Kurti, teksa ka uruar mbështetësit për fitoren, ka thënë se ky është një konfirmim i radhës se së paku një dekadë është e qeverisjes së Vetëvendosjes.
Kurti ka folur edhe për formimin e institucioneve të reja, ku ka thënë se do të komunikojë e bashkëpunojë me partitë opozitare.
“Natyrisht që në javën në vijim do të komunikojmë, takojmë e bashkëpunojmë me gjitha subjektet politike të Kosovës. Llogaritni në neve, jo vetëm në punën që bëjmë dhe bashkëpunimin”, tha Kurti, raporton teve1.info.
Ai tha se Kosovës nuk i mungon qeveria e as presidentja, por siç ka thënë Kuvendi.
“Ajo çfarë i mungon shtetit të Kosovës, nuk është as Qeveria e as presidentja, Republikës së Kosovës i mungon Kuvendi, fatkeqësisht blloku opozitar nuk shkojnë në punë. Ne shkojmë në punë të gjithë në 08:00 dhe jemi të interesuar që edhe blloku opozitar të shkojë në punë”, u shpreh Kurti në fjalimin tij.




