Më pak se një orë para përfundimit të mbylljes së qendrave të votimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) raporton një dalje më të ulët të qytetarëve krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
Sipas të dhënave më të fundit, deri në orën 17:00, kanë votuar rreth 574,644 qytetarë, që përbëjnë 29.32% të elektoratit të regjistruar.
Autoritetet zgjedhore monitorojnë nga afër procesin për të siguruar mbarëvajtjen e tij. Për përditësime të reja mbi daljen e qytetarëve dhe ecurinë e votimeve, mund të ndiqni linkun e KQZ-së.







