Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka vlerësuar pozitivisht ecurinë e procesit zgjedhor në Kosovë, duke theksuar se votimi po zhvillohet në një atmosferë të qetë dhe të rregullt.
Gjatë vizitës në disa qendra votimi në Prishtinë dhe Graçanicë, në kuadër të misionit diplomatik vëzhgues të koordinuar nga Bashkimi Evropian, Palatova tha se është inkurajuese të shihet një proces që po zhvillohet pa probleme.
Sipas saj, zgjedhjet janë një moment i rëndësishëm për çdo shoqëri demokratike dhe përbëjnë një test të funksionimit të demokracisë./teve1.info/
Visiting polling centres in Pristina & Gračanica/Graçanicë as part of the EU-coordinated #DiplomaticWatch, Acting Head of the @EUKosovo Palatova was pleased to see a smooth voting process.
Every election is a test of democracy.
All the best for the rest of the day.#EUbyYourSide pic.twitter.com/ioJFfZMetE— European Union in Kosovo (@EUKosovo) June 7, 2026







