TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova vendos masa të reja tregtare ndaj Serbisë

by teve1
3 orë ago
3
A A
Kosova vendos masa të reja tregtare ndaj Serbisë

Vendimet për vendosjen e masave anti-dumping për Serbinë dhe për kufizimin sasior për importe janë prezantuar të premten nga ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila.

Në konferencën për media ajo tha se vendimet synojnë mbrojtjen e prodhuesve vendorë dhe garantimin e konkurrencës së drejtë në tregun e Kosovës.

“Me datën 4 qershor 2026, pra ditën e djeshme, kam marrë vendim për fillimin e hetimit zyrtar lidhur me importin e farës së grurit me origjinë nga Serbia. Ky vendim është rezultat i një ankese të paraqitur nga kompanitë prodhuese vendore të farës së grurit, të cilat kanë ngritur dyshime se fara e grurit e importuar nga Serbia po shitet me çmime dumping, duke dëmtuar prodhimin vendor. Për këtë arsye, në përputhje me legjislacionin në fuqi, është vendosur inicimi i hetimit zyrtar për të vlerësuar ekzistencën e praktikave të dumpingut dhe ndikimin e tyre në industrinë vendore… Nëse gjatë fazës së hetimit vërtetohen dyshimet për aplikimin e çmimeve dumping dhe dëmi i shkaktuar ndaj industrisë vendore, në përputhje me nenin 39 të ligjit për masat anti-dumping dhe masat kundërbalancuese, si ministre do të marr vendim për vendosjen e detyrimeve të përkohshme anti-dumping për mbrojtjen e prodhimit vendor. Sipas dispozitave ligjore, këto masa mund të vendosen jo më herët se 60 ditë dhe jo më vonë se 9 muaj nga data e fillimit të hetimit”, tha ajo.

Kusari Lila shtoi se gjetjet e analizës tregojnë se ekzistojnë indikacione se importi i këtij produkti nga Serbia përmes shitjes me çmime dumping dhe në sasi të konsiderueshme, si dhe me cilësi të dyshuar.

Sipas saj këto po shkaktojnë dëme materiale ndaj industrisë vendore të prodhimit të farës së grurit në Kosovë.

“Analiza preliminare bazohet në zhvillimet e sektorit të prodhimit të farës së grurit në Kosovë, duke u mbështetur në të dhënat e siguruara gjatë hulumtimit të prodhuesit vendor, pikat e shitjes me pakicë, të dhënat nga importi nga dogana e Kosovës, të dhënat mbi kapacitetet prodhuese dhe nevojat e tregut të siguruara nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe çmimet e shitjes në tregun e Serbisë”, u shpreh ajo.

Ajo tha se vendimi për vendosjen e kuotës sasiore ndaj Serbisë për importin e aluminit dhe artikujve prej alumini, është me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurimin e konkurrencës së barabartë në tregun e Kosovës.

Sipas Kusari Lila vendimi vjen pas masave kufizuese të vendosura nga Serbia ndaj produkteve kosovare të çelikut dhe materialeve ndërtimore, për të cilat Kosova ka kërkuar ndërhyrje përmes mekanizmave të CEFTA-s, por pa rezultat.

“Kjo masë synon mbrojtjen e prodhimit vendor, rivendosjen e kushteve të drejta të konkurrencës dhe garantimin e trajtimit reciprok në marrëdhëniet tregtare ndërmjet dy vendeve. Vendimi do të dërgohet në qeveri dhe parasheh pikat si në vijim: Vendoset kuota sasiore ndaj Serbisë për importin e aluminit, artikujve prej aluminit, me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurimin e kushteve të barabarta të konkurrencës në Republikën e Kosovës. Nën 2: Masa e kuotës zbatohet për produktet e importit me origjinë nga Serbia të klasifikuara në kapitullin 76, alumin dhe artikuj prej tij, sipas nomenklaturës së mallrave në Republikën e Kosovës. Nën 3: Kuota e importit caktohet në nivelin prej 30% të vëllimit total të importeve të produkteve të klasifikuara në kapitullin 76, alumin dhe artikuj prej tij, me origjinë nga Serbia, të realizuara gjatë vitit 2025”, tha ajo.

Ajo tha se nga momenti i hyrjes në fuqi të vendimit deri më 31 dhjetor 2026, importi i lejuar brenda kuotës është i kufizuar në 637.26 ton, ndërsa çdo sasi që e tejkalon këtë prag do të ngarkohet me tarifë doganore prej 50%, duke theksuar gjithashtu se Dogana e Kosovës është e obliguar ta zbatojë këtë vendim.

Ndërkaq e pyetur për planin e ministrisë sa i përket rritjes së eksporteve në vendet e Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera ajo tha se ministria po investon në zgjerimin e infrastrukturës industriale përmes krijimit të zonave të reja industriale në vend, përfshirë edhe katër komunat veriore.

“Planifikojmë zonën industriale edhe në katër komunat në veri të vendit, gjegjësisht kthimin e një pjese të pronës atje në pronësi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, për të themeluar një park industrial në veri të vendit. Dhe gjithashtu qeverisë i është proceduar edhe kërkesa për bartjen e pronës për komunën e Shtimes, për shkak se është vlerësuar nga kuvendi komunal atje një hapësirë për investime të diasporës…. Tash së fundmi, ditë më parë është prezantuar edhe raporti i cili është mbështetur nga dukati i madh i Luksemburgut, në përparësitë konkurruese të vendit tonë për shfrytëzimin e burimeve natyrore e gjithashtu edhe të industrisë përpunuese”, tha ajo.

Sipas saj, këto investime, së bashku me grantet për bizneset prodhuese, aftësimin profesional të të rinjve dhe zhvillimin e kapaciteteve të energjisë së ripërtëritshme, synojnë të rrisin prodhimin vendor dhe potencialin eksportues të Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vendimtarë për qeveritë, të harruar pas fushatave: Si i shohin zgjedhjet minoritetet joserbe

Vendimtarë për qeveritë, të harruar pas fushatave: Si i shohin zgjedhjet minoritetet joserbe

Eksperti i sigurisë: Pas dështimit në Tivat dhe goditjes së sekserëve, Serbia mobilizon strukturat ilegale në veri

Eksperti i sigurisë: Pas dështimit në Tivat dhe goditjes së sekserëve, Serbia mobilizon strukturat ilegale në veri

Mbi 900 zyrtarë do të angazhohen për rezultate preliminare dhe statistika nga votimi

Mbi 900 zyrtarë do të angazhohen për rezultate preliminare dhe statistika nga votimi

Çitaku: PDK do ta rikthejë në agjendë projektin amerikan për gazin natyror

Çitaku: PDK do ta rikthejë në agjendë projektin amerikan për gazin natyror

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën