TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

IKD: Partitë premtojnë drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit, por pa plane konkrete reformash

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
IKD: Partitë premtojnë drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit, por pa plane konkrete reformash

Të gjitha partitë politike në programet e tyre zgjedhore flasin për drejtësinë, efikasitetin dhe luftimin e korrupsionit, por asnjëra nuk paraqet një plan të plotë reformues, ndërsa zotimet e tyre në këtë drejtim mbeten në nivel deklarativ. Kështu thotë raporti “Analizë e programeve të partive politike për zgjedhjet parlamentare Qershor 2026 – Qeverisja e Mirë, Sundimi i Ligjit dhe Integrimet Evropiane”, i publikuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Në një konferencë për medie hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj thotë se asnjëra prej partive politike nuk e trajton në mënyrë të plotë reformën në drejtësi.

“Gjetja e parë është se asnjëra prej partive politike nuk e trajton në mënyrë të plotë reformën në drejtësi. Edhe pse të gjitha partitë flasin për drejtësinë, efikasitetin dhe luftimin e korrupsionit, asnjëra nuk paraqet një plan të plotë reformues që lidhet drejtpërdrejt me proceset që kanë dominuar debatin gjatë 5 viteve të fundit. Zotimet e partive politike mbeten në nivel deklarativ, ndërsa këto zotime nuk realizohen me deklarata, por me plan konkret dhe llogari institucionale. Një nga mangësitë më të dukshme është mungesa pothuajse e plotë e referimit ndaj Strategjisë për Sundimin e Ligjit 2021–2026. Kjo strategji ka qenë dokumenti më i rëndësishëm shtetëror për reformën në drejtësi gjatë pesë viteve të fundit. Megjithatë, as LVV, as PDK, as LDK dhe as AAK nuk e trajtojnë atë si bazë të reformave të ardhshme”, tha ai.

Në fushën e sundimit të ligjit është programi i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili trajton më shumë këtë temë dhe është e vetmja parti që përmend vettingun në drejtësi, por jo edhe mënyrën se si do të realizohet.

“Në fushën e sundimit të ligjit, programi i Lëvizjes Vetëvendosje është programi që trajton më shumë tema sesa partitë e tjera. Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se drejtësisë i kushtohet vetëm një faqe në një program prej 34 faqesh. Për një parti që ka udhëhequr qeverinë në katër vitet e fundit dhe që e ka vendosur reformën në drejtësi në qendër të diskursit politik, kjo paraqet një trajtim relativisht të kufizuar. LVV është e vetmja parti që vazhdon ta përmendë vetingun në drejtësi. Megjithatë, programi nuk shpjegon se si do të realizohet ky proces… Po ashtu, programi i LVV-së propozon krijimin e institucioneve të reja, si një prokurori e specializuar për korrupsionin dhe një zyrë për hetime disiplinore. Megjithatë, mbetet e paqartë se si këto iniciativa lidhen me institucionet ekzistuese dhe me projektligjet që vetë qeveria i ka hartuar gjatë mandatit të kaluar”, tha ai.

Naim Jakaj nga IKD deklaroi se të gjitha partitë deklarohen qartë në favor të integrimit evropian dhe e konsiderojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian si objektiv strategjik të Kosovës.

“Programi i Lëvizjes Vetëvendosje i referohet Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, por trajtimi i tyre mbetet në nivel të përgjithshëm. Programi nuk përcakton objektiva të matshme, afate konkrete dhe as tregues që do të mundësonin vlerësimin e progresit në zbatimin e reformave të parapara në kuadër të këtyre proceseve. PDK paraqet një qasje më ambicioze në aspektin politik të integrimit evropian. Programi synon fitimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Këto janë objektiva konkrete, por mungojnë hapat e detajuar që do të mundësonin realizimin e tyre. LDK propozon një qasje të përshpejtuar apo ‘fast-track’ për integrimin evropian dhe kërkon shfrytëzimin maksimal të Planit të Rritjes. Megjithatë, programi nuk sqaron se si do të funksiononte kjo qasje dhe cilat reforma konkrete do të ndërmerreshin për ta bërë atë të realizueshme. AAK e trajton integrimin evropian së bashku me integrimin euro-atlantik, duke vendosur theks të veçantë te NATO dhe partneriteti strategjik me shtetet perëndimore. Megjithatë, procesi teknik i integrimit në Bashkimin Evropian trajtohet në mënyrë më të përgjithshme dhe me më pak detaje sesa në programet e tjera”, tha ai.

Melos Kolshi, hulumtues në IKD deklaroi se partitë politike nuk kanë paraparë masa konkrete për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Sipas tij, partitë politike nuk ofrojnë mekanizma të mjaftueshëm në këtë drejtim.

“Aty ku programet paraqiten më të dobëta është transparenca dhe llogaridhënia. Tre nga katër partitë politike nuk kanë paraparë masa konkrete për rritjen e transparencës në punën e Qeverisë dhe Kuvendit. Vetëm programi i AAK-së përmban propozime të drejtpërdrejta për monitorimin publik të shpenzimeve, kontratave dhe proceseve vendimmarrëse. Transparenca dhe llogaridhënia janë bazë e një qeverisje të mirë, andaj secila nga partitë është dashur ta kenë këtë indikator të detajuar dhe të prioritetizuar në programet e tyre, pasi që e dimë se qeveritë e Republikës, me theks të veçantë qeverisja e fundit, gjithherë kanë pasur probleme në këtë drejtim dhe se reflektimi është sa i nevojshëm, po ashtu edhe pashmangshëm.”, tha ai.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi asnjëra nga partitë politike në programet e tyre nuk ofron qasje plotësisht gjithpërfshirëse ndaj qeverisjes së mirë.

“Nga katër partitë e analizuara Aleanca ka rezultuar me vlerësimin më të lartë, ndërsa partitë tjera ku PDK dhe VV renditen në vendin e dytë mandej LDK renditet më së fundi lidhur me indikatorët që i kemi vlerësuar…Asnjëra prej partive politike nuk ofron qasje plotësisht gjithpërfshirëse ndaj qeverisjes së mirë“, theksoi ai.

Sipas raportit të IKD sa i përket luftimit të korrupsionit, programi i Vetëvendosjes vazhdon të mbështetet kryesisht te Byroja për Sekuestrimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme si një nga instrumentet kryesore të politikës kundër korrupsionit. Ndërsa, programi i PDK-së fokusohet kryesisht në efikasitetin e sistemit të drejtësisë përmes digjitalizimit, rritjes së numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe krijimit të Gjykatës së Punës.

Si gjetje shqetësuese është se asnjëra nga subjektet politike nuk adreson në mënyrë serioze pavarësinë e mediave, Komisionit të Pavarur për Media dhe Radio Televizionit të Kosovës.

Tags: IKDpartite politikezgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Dukagjini pëson humbje minimale në Lugano, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Spahiu: Besoj se Kurti do t’ia japë opozitës postin e presidentit – nëse Abdixhiku rrëzohet, shkojmë në zgjedhje

Mustafi synon ulëse në Kuvendin e Kosovës, tregon cili do të jetë angazhimi i tij

Mustafi: Serbia të jap llogari për shkatërrimin sistemit të drejtësisë në Luginën e Preshevës

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Tahiri-Beqa: Hapja e kapitujve me BE-në në këtë situatë është ëndërr e tepruar

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bytyçi: Mungesa e institucioneve ka dëmtuar më shumë imazhin e Kosovës sesa zhvillimin ekonomik

Bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj, Policia gjobitë dy shoferët

Gjendet një 38-vjeçar pa shenja jete në banesën e tij në Gjilan

Konjufca: Qëndrojmë në linjë me parterët për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën