TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Master Plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Kurti: Projekt me rëndësi shtetërore

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Master Plani për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, Kurti: Projekt me rëndësi shtetërore

“Prekazi zë një vend të posaçëm në kujtesën historike të popullit tonë”, ka deklaruar kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë prezantimit të ecurisë së hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Duke e vlerësuar këtë si një nga projektet më të rëndësishme të Republikës së Kosovës në fushën e kujtesës historike, trashëgimisë kulturore dhe identitetit, kryeministri tha se trajtimi i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” nuk është vetëm një projekt i planifikimit hapësinor, konservimit apo muzealizimit, por një detyrim institucional për ta ruajtur, dokumentuar dhe përcjellë me dinjitet këtë trashëgimi te brezat që vijnë.

“Qëndresa dhe sakrifica e familjes Jashari e shndërruan atë në simbol të mbrojtjes së atdheut dhe të përkushtimit ndaj lirisë, duke dëshmuar se liria nuk është vetëm ideal politik, por edhe vlerë për të cilën flijohet gjithçka”, tha ai.

Pas prezantimit të ecurisë, Kurti tha se sipas planifikimeve, gjatë këtij viti pritet të përfundojnë projektet e konservimit të Kullave të Rezistencës.

Ndërsa shtoi se kjo do t’i mundësojë Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të iniciojë procedurat e prokurimit për zbatimin e këtyre projekteve, duke shënuar kalimin nga faza e planifikimit dhe projektimit në fazën e ndërhyrjeve konkrete konservuese në terren.

“Institucionet e Republikës së Kosovës mbeten plotësisht të përkushtuara për të siguruar të gjitha kushtet e nevojshme institucionale, profesionale dhe financiare, në mënyrë që ky projekt të përmbyllet me sukses dhe të realizohet sipas standardeve më të larta teknike e profesionale, në përputhje me rëndësinë historike, kulturore dhe shtetërore që bart për vendin tonë”, deklaroi Kurti./teve1.info/

Tags: albin kurtiKompleksi Memorial Adem JashariprezantimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drejtori i Policisë së Kosovës takon ambasadorin e Hungarisë

Drejtori i Policisë së Kosovës takon ambasadorin e Hungarisë

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati u bën thirrje qytetarëve: Aplikoni deri nesër për mbështetjen nga Pakoja e Inflacionit

Deklarohet i pafajshëm polici që akuzohet se keqtrajtoi dy qytetarë

Deklarohet i pafajshëm polici që akuzohet se keqtrajtoi dy qytetarë

Ekspertët: Nuk duhet dekurajuar nga deklarata e sekretarit Ruboi lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ekspertët: Nuk duhet dekurajuar nga deklarata e sekretarit Ruboi lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO

Irani dhe Hezbollahu kushtëzojnë paqen me tërheqjen e Izraelit nga Libani

Prishtina largon trajnerin Alban Dragusha

Prishtina largon trajnerin Alban Dragusha

Kurti: Me Guxo-n vazhdojmë bashkë drejt fitores së radhës

Kurti: Me Guxo-n vazhdojmë bashkë drejt fitores së radhës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën