Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje për protestën e paralajmëruar të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, që kanë për qëllim mbrojtjen e përdorimit të gjuhës shqipe.
Haradinaj theksoi se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk duhet të vihet në diskutim nga askush.
Sipas tij, çdo tentativë për të kufizuar apo cenuar këtë të drejtë përbën shkelje të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut.
Ai gjithashtu shprehu përkrahje për studentët shqiptarë, duke vlerësuar kërkesat e tyre si të drejta dhe legjitime, ndërsa bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e paralajmëruar në Prishtinë.
Haradinaj u rreshtua krah tyre në kërkesat për mbrojtjen dhe respektimin e plotë të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.










