TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rriten rastet e fëmijëve nën 14 vjeç që bie ndesh me ligjin

by TËVË 1
2 orë ago
0
A A
​Rriten rastet e fëmijëve nën 14 vjeç që bie ndesh me ligjin

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Terre des hommes në Kosovë, sot kanë hapur fushatën “Drejtësi që sheh fëmijën”, ku u tha se janë rritur rastet që fëmijët e sidomos ata nën moshën 14 vjecare po bien ndesh me ligjin.

Drejtoresha e KOMF, Donjeta Sadiku deklaroi se kjo fushatë po bëhët me synim të ndërgjegjësimit dhe parandalimit të femijeve që të bien ndesh me ligjin.

Sipas Sadiku viteve të fundit ka rritje të rasteve të femijeve nën moshën 14 vjecare qe po bien në konflikt me ligjin.

Ajo deklaroi se fëmijët që bien ndesh me ligjin duhet të trajtohen me dinjitet.

“Legjislacioni është konform standardeve nderkombëtare dhe praktikave ndërkombëtare në fushen e drejtësisë për te mitur. Megjithatë, bazuar në hulumtimet tona ato që ka paraparë ligjvenësi dhe ligji jo gjithmonë zbatohet në praktikë dhe intresin më të mirë të fëmijës. Sidomos viteve të fundit kemi rritje të rasteve të fëmijëve të përfshirë në vepra dhe konflikt me ligjin sidomos për rastet e fëmijëve nën moshën 14 vjecare. Shërbimet për fuqizimin e fëmijëve dhe parandalimin për të rënë në konflikt me ligjinpothuajse janë jo ekzistente për moshën nën 14 vjet. Sfiduese paraqitet edhe zbatimi efikas i masave të diversitetit, viteve të fundit ka rënie të shqiptimit të masave të diversitet për të miturit në konflikt me ligjin dhe një nga arsyet është se të miturit bëjne vepra të ndryshme para moshës 14 vjecate dhe nuk është e pershtatshme qe të shqiptohet masat e diversitetit”, dekaroi ajo.

Fjolla Hoxha nga Terre des Hommes tha se kjo fushatë është thirrje për qasje rehabilituese, mbrojtëse dhe edukative ndaj femijëve.

“Drejtësia për të mitur nuk matet ashpërsinë e dënimit por me aftësinë tona për ta riintegruar dhe risocializuar në shoqëri . Kjo fushatë synon të rikujtoj se qasja ndaj të miturëve duhet të jetë rehabilituese, mbrojtjëse dhe edukative”, u shpreh ai.

Zëvendëskryesuesja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Arjeta Sadiku theksoi se fëmijët duhet të trajtohen me dinjitet, ndërsa potencoi se si KGJK kanë ndërmarrë hapa në këtë aspekt.

“Kjo fushatë përcjell mesazh të qarte për cdo femije duhet të trajtohet me dinjitet dhe me fokus ne rehabilitim dhe të ardhmen e tij….kgjk mbetet i përkushtuar për ndërtimin e një sistemi gjyqsor miqesor për fëmijët në përputhje me standardet më të larta nderkomnëtare për ketë arsye në gjykata tkna kemi amrr hapa konkrete përfshirë edhe krijimin e dhomave mike për fëmijë në mënyre qe të mos ndihentë frikësuar apo ekspozuar gjatë pjesëmarrjes në peocedura gjyqesorë”, tha ajo.

Kurse, ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Agron Qalaj u shpreh se është obligim institucuonal të krijohen mundësi reale dhe rehabilitimin e fëmijëve që kanë shkelur ligjin.

“Obligimi ynë institucional nuk mund të kufizohet vetëm në zbatimin rigoroz të ligjit, përgjegjësia jonë është qe përmes instrumenteve juridike në fuqi dhe mekanizmave institucional të krijojmë mundësi reale për rehabilitim, edukim dhe rrintegrim të të miturve që kaën rënë ndesh me ligjin”, theksoi Qelaj.

Ndërsa, ushtruesi i detyrës së Avokatit të Popullit, Naim Qelaj theksoi nevojën për të punuar ne parandalimin që fëmijët të bien ndesh me ligjin.

“Shoqëria jonë ka krijuar një infrastrukturë solide dhe të konsoliduar institucuonale por edhe të kornizës ligjore dhe duhet të punojmë shume qe në të ardhmen ta heqim nga fjalori jonë i përditshme qe duhet të bejmë ketë por duhet të tregojmë se keni vepruar dhe kemi përmbushur ato qe kanë përgjegjësi ligjore e institucionale”, theksoi ai.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve shënohet çdo 1 qershor.

Kjo ditë u shpall ditë ndërkombëtare e fëmijëve në konferencën botërore për mirëqenien e fëmijëve më 1925, në Gjenevë të Zvicrës.

Atëbotë, 54 shtete pjesëmarrëse miratuan Deklaratën e Gjenevës për Mbrojtjen e Fëmijëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KOK hap Javën Olimpike, sporti dhe fëmijët në qendër të aktiviteteve

KOK hap Javën Olimpike, sporti dhe fëmijët në qendër të aktiviteteve

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për manipulim me prova pas vdekjes së punëtorit në Gllaviçicë

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për manipulim me prova pas vdekjes së punëtorit në Gllaviçicë

Sekuestrohen LSD, Crystal Meth dhe ekstazi në Pejë, një person arrestohet

Sekuestrohen LSD, Crystal Meth dhe ekstazi në Pejë, një person arrestohet

Hamza: Shteti duhet të funksionojë për qytetarët, jo për zhurmë politike

Hamza: Shteti duhet të funksionojë për qytetarët, jo për zhurmë politike

KOK hap Javën Olimpike, sporti dhe fëmijët në qendër të aktiviteteve

KOK hap Javën Olimpike, sporti dhe fëmijët në qendër të aktiviteteve

Futsall, Prishtina 01 e Liqeni kërkojnë finalen

Futsall, Prishtina 01 e Liqeni kërkojnë finalen

Kosova publikon listën e futbollisteve

Kosova publikon listën e futbollisteve

Anulohet koncerti i Kanye West në Itali, shkak problemet me rendin dhe sigurinë publike

Anulohet koncerti i Kanye West në Itali, shkak problemet me rendin dhe sigurinë publike

“Dardanët” rikthehen në stërvitje, fokusi Andorra

“Dardanët” rikthehen në stërvitje, fokusi Andorra

FC Drita nis me rinovimin e kontratave

FC Drita nis me rinovimin e kontratave

Pefqeli përfundon sezonin si më i miri i xhiros

Pefqeli përfundon sezonin si më i miri i xhiros

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën