TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hamza: Kosova në krizë energjetike, me PDK-në në qeveri nuk do të ketë më qytete pa rrymë

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Hamza: Kosova në krizë energjetike, me PDK-në në qeveri nuk do të ketë më qytete pa rrymë

Kryetari dhe kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike në zonat kryesore të kryeqytetit, duke theksuar se kjo është dëshmi e krizës në të cilën e ka futur vendin Qeveria Kurti.

Hamza, në një konferencë për media të cilën e zhvilloi pa drita dhe pa zërim, tha se PDK-ja do ta qeverisë sektorin energjetik me transparencë, profesionalizëm dhe vizion afatgjatë.

“Kosova është në krizë ekonomike, sociale, politike dhe në krizë shprese. Dhe përgjegjësia është e qartë: Qeveria Kurti. Sot nuk kemi rrymë, por ne jemi këtu pikërisht për të folur për rrymën dhe për investimet infrastrukturore që i mungojnë vendit tash e gjashtë vite”, tha ai.

Hamza u shpreh se qytetarët e Kosovës meritojnë energji të sigurt, çmime më të përballueshme dhe një shtet që planifikon për të ardhmen.

“Krizave do t’u themi STOP së bashku. Dhe së bashku do ta ndryshojmë edhe Kosovën. Ju zotohem se me qeverinë që do ta udhëheq unë, ditë si kjo nuk do të përsëriten më. Nuk do të ketë më qytete pa rrymë dhe as dështime që e paralizojnë jetën e qytetarëve. Shteti do të funksionojë me plan, me përgjegjësi dhe me rezultate konkrete, jo me improvizim dhe justifikime”, tha Hamza.

Hamza prezantoi pikën e dytë të programit të tij qeverisës, që ka të bëjë me investimet në energji, infrastrukturë moderne dhe teknologji të reja.

“Energjia, siç e dini, është baza mbi të cilën ndërtohet çdo ekonomi moderne. Pa furnizim të sigurt, të përballueshëm dhe të qëndrueshëm me energji, nuk ka zhvillim ekonomik, nuk ka vende pune dhe nuk mund të ketë as mirëqenie për familjet. Prandaj, energjia do të jetë prioritet kombëtar i qeverisë sonë. Ne do ta heqim TVSH-në për energjinë elektrike, sepse energjia elektrike është nevojë bazike, jo e mirë luksi. Heqja e TVSH-së do t’i ulë menjëherë faturat e energjisë, do ta rrisë fuqinë blerëse të qytetarëve dhe do të kontribuojë në stabilitetin social”, është zotuar kreu i PDK-së.

Programi i PDK-së parasheh modernizimin e Termocentralit “Kosova B”, ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet rreth 500 MW, sisteme të ngrohjes qendrore në së paku pesë qytete të Kosovës, investime në energjinë diellore, zhvillimin e infrastrukturës së gazit dhe realizimin e lidhjes energjetike Kosovë–Shqipëri.

“Krahas energjisë, do të vazhdojmë me investime në infrastrukturë moderne, në rrugë dhe në hekurudha. Partia Demokratike e Kosovës angazhohet për përfundimin e projekteve madhore rrugore, si autostradat për Gjilan, Podujevë, Gjakovë dhe të tjera; për zhvillimin e infrastrukturës hekurudhore; për realizimin e lidhjes hekurudhore Kosovë–Shqipëri, si projekt strategjik ekonomik dhe kombëtar. Dhe, në fund, do të investojmë në teknologji të reja dhe në transformimin digjital të Kosovës. Këtë do ta bëjmë duke mbështetur zhvillimin e sektorit të teknologjisë informative, inovacionin dhe startup-et, por edhe duke zgjeruar infrastrukturën digjitale dhe duke krijuar kushte që të rinjtë tanë ta ndërtojnë karrierën e tyre në Kosovë”, u zotua Hamza.

Tutje, ai falënderoi qytetarët që po e mbështesin vizionin e PDK-së për ta ndryshuar Kosovën.

“Dua t’i falënderoj qytetarët e Ferizajt, Gjakovës dhe Pejës për mikpritjen, mbështetjen dhe pjesëmarrjen në tubimet tona. Kudo po e shohim që qytetarët janë lodhur nga krizat dhe janë gati për një drejtim të ri. Ne do të vazhdojmë në çdo qytet të Kosovës, që bashkë me qytetarët ta ndërtojmë rrugën drejt ndryshimit”, tha Hamza./teve1.info/

Tags: fushate zgjedhorekonference per mediapdkTeve1zgjedhjet parlamentare
ShareTweet

Postime të ngjashme

AUV u bën thirrje fermerëve për kujdes pas shpërthimit të sëmundjes së dhive në Shqipëri

Konfirmohet sëmundja e lisë së deleve/dhive, AUV vendos masa urgjente në gjithë vendin

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Lavdi të përjetshme

Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Lavdi të përjetshme

Kusari-Lila kritikon partitë opozitare: Respektoni rezultatin e zgjedhjeve, mos krijoni ngërç politik

​Kur ndodhi përçarja e parë mes Kurtit e Osmanit, Kusari-Lila tregon

AUV u bën thirrje fermerëve për kujdes pas shpërthimit të sëmundjes së dhive në Shqipëri

Konfirmohet sëmundja e lisë së deleve/dhive, AUV vendos masa urgjente në gjithë vendin

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Inteligjenca artificiale në klasë: Ndihmë apo pengesë?

Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Lavdi të përjetshme

Kurti përkujton dëshmorët Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj: Lavdi të përjetshme

Kusari-Lila kritikon partitë opozitare: Respektoni rezultatin e zgjedhjeve, mos krijoni ngërç politik

​Kur ndodhi përçarja e parë mes Kurtit e Osmanit, Kusari-Lila tregon

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Pagat janë rritur 53% gjatë Qeverisë Kurti

Vuçiq reagon pas deklaratës së Osmanit në Washington

Vuçiqit i dalin përgjimet me Popoviqin, shpërthen me ofendime ndaj Teodosijes dhe Sava Janjiqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën