TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kreu i ri i krahut ushtarak të Hamasit vritet në sulmin ndaj Gazës, thotë Izraeli

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Kreu i ri i krahut ushtarak të Hamasit vritet në sulmin ndaj Gazës, thotë Izraeli

Pavarësisht një armëpushimi të brishtë në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-ja, Izraeli kreu sulme në Qytetin e Gazës duke vrarë liderin më të lartë ushtarak të Hamasit, Izz al-Din al-Haddad, sipas një deklarate të përbashkët nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit dhe Agjencia Izraelite e Sigurisë.

Të paktën tre palestinezë u vranë dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi i madh i së martës, i cili goditi një ndërtesë banimi në një nga zonat më të frekuentuara të tregut në qytetin e Gazës, thanë mjekët lokalë dhe dëshmitarët.

Ushtria izraelite dhe shërbimi i sigurisë Shin Bet deklaruan se objektivat e sulmuara ishin ndërtesa që shërbenin si vendstrehim për Odeh, pasi lëvizjet e tij ishin monitoruar për disa muaj.

Nga Hamasi nuk pati koment të menjëhershëm, raportojnë mediat e huaja.

Ky është sulmi më i fundit vdekjeprurës izraelit në Gaza, pavarësisht armëpushimit me Hamasin që kishte hyrë në fuqi në tetor.

Sulmi goditi tre katet e sipërme të ndërtesës “al-Kayali” në qendër të qytetit të Gazës, në një kohë kur rrugët ishin të mbushura me qytetarë që bënin blerje para festës myslimane të Kurban Bajramit.

“Në kuadër të operacionit të përbashkët të IDF-së dhe Shin Bet për eliminimin e terroristit Mohammed Odeh, u sulmuan disa ndërtesa në zemër të Qytetit të Gazës që shërbenin si vendstrehim për të, pas muajsh mbikëqyrjeje të inteligjencës për të gjurmuar lëvizjet e tij dhe të ndihmësve të tij në organizatë”, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) dhe Shin Bet në një deklaratë të përbashkët.

Ata shtuan se kishin goditur gjithashtu “një apartament aty pranë që i përkiste një terroristi të Hamasit që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit dhe ishte pjesë e rrethit të ndihmësve të Odeh”, duke iu referuar sulmit të udhëhequr nga Hamasi në jug të Izraelit që shkaktoi luftën në Gaza.

Ekipet e shpëtimit nxituan drejt vendit të ngjarjes, por patën vështirësi të arrinin katet e sipërme për shkak të dëmeve të mëdha dhe bllokimit në zonë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Serbia uron Shqipërinë për 28 Nëntorin

Lëkundje të fuqishme në Kaliforni, tërmeti shkakton panik pranë Los Anxhelosit

Lëkundje të fuqishme në Kaliforni, tërmeti shkakton panik pranë Los Anxhelosit

Anëtarët e misionit të OSBE-së u ndoqën dhe u përgjuan nga BIA gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 në Serbi

Anëtarët e misionit të OSBE-së u ndoqën dhe u përgjuan nga BIA gjatë zgjedhjeve të vitit 2023 në Serbi

Përfundon protesta në Tiranë

Përfundon protesta në Tiranë

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Dorëzohet Hysa, nuk e fiton titullin e botës në boks

Nelson Hysa hyn në ring me “Mora Fjalë” përballë kampionit të botës, Agit Kabayel

Nelson Hysa hyn në ring me “Mora Fjalë” përballë kampionit të botës, Agit Kabayel

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Maqedonci: 28 Nëntori përfaqëson një nga momentet më të lavdishme të historisë sonë

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Haxhiu: Kosova dhe Shqipëria ndajnë historinë e përbashkët dhe aspiratën për BE

Alavesi hesht “Bernabeun”, Reali dorëzohet para tifozëve të vet

Alavesi hesht “Bernabeun”, Reali dorëzohet para tifozëve të vet

Arrestohen dy persona për vjedhje në Fushë-Kosovë

Policia, AKI dhe Prokuroria në aksion për parandalimin e një vrasjeje të rëndë, arrestohen dy të dyshuar

Interi triumfon bindshëm ndaj Genoas

Interi triumfon bindshëm ndaj Genoas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën