TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar nga Kosova kërkesën për pagesën e radhës nga fondet e Planit të Rritjes.

Afati për dorëzimin e kërkesës është 15 korriku, ndërsa dita e fundit e qershorit paraqet afatin përfundimtar për zbatimin e reformave të parapara për këtë periudhë.

Dorëzimi i kërkesës nga autoritetet vendore është procedurë e paraparë me rregullat e Planit të Rritjes, ndërsa miratimi i pagesës së kësteve bëhet pasi Komisioni Evropian të vlerësojë pozitivisht zbatimin e reformave.

“Afati i ardhshëm i raportimit për Kosovën do të jetë më 30 qershor. Shpërndarja e fondeve nga BE-ja i nënshtrohet vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave, si dhe pajtueshmërisë me kushtet dhe parakushtet e përgjithshme. Me skadimin e afatit për 13 reforma më 30 qershor të këtij viti, Kosova rrezikon të humbasë fonde nëse nuk përparon në zbatimin e Agjendës së Reformave”, ka deklaruar një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Vlera e reformave që Kosova duhet t’i zbatojë deri më 30 qershor arrin mbi 90 milionë euro.

Siç kanë shpjeguar zyrtarët e Komisionit Evropian, fundi i këtij viti shënon afatin përfundimtar edhe për 27 hapa të tjerë reformash, në vlerë prej afro 166 milionë eurosh.

Nga Komisioni Evropian është porositur se Kosova duhet të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Reformave për të shmangur humbjen e këtyre fondeve.

Fondet nga Plani i Rritjes, në rast se humben, janë të pakthyeshme dhe kjo vlen për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor./RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama nga Sunny Hill: Bota e zbulon Prishtinën

Rama nga Sunny Hill: Bota e zbulon Prishtinën

Auto Draft

Të dielën në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 36°C

Auto Draft

Të dielën në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë

Auto Draft

Përditësohen të dhënat, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

BE-ja thërret takim urgjent për të diskutuar krizën në Ceuta

BE-ja thërret takim urgjent për të diskutuar krizën në Ceuta

Kosova rrëmben 9 medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos

Kosova rrëmben 9 medalje në Kampionatin Ballkanik të Xhudos

Rama nga Sunny Hill: Bota e zbulon Prishtinën

Rama nga Sunny Hill: Bota e zbulon Prishtinën

Auto Draft

Të dielën në Kosovë, temperaturat shkojnë deri në 36°C

Auto Draft

Të dielën në autostrada s’lejohen automjetet me mbi 20 tonë

Auto Draft

Përditësohen të dhënat, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Grenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën