TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla: Më 4 mars, Vjosa Osmani i kishte 7 votat e Guxo-s për presidente

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Gërvalla: Më 4 mars, Vjosa Osmani i kishte 7 votat e Guxo-s për presidente

Ministrja në detyrë e Ministrisë së Drejtësis, Donika Gërvalla, ka deklaruar në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1 se Vjosa Osmani nuk i kishte votat e nevojshme për t’u zgjedhur presidente më 4 mars, pavarësisht se kishte shprehur vullnetin për të kandiduar.

Gërvalla tha se Osmani i kishte të sigurta vetëm votat e partisë Guxo.

“Çfarë unë mund të garantoj është që Vjosa Osmani i ka pasur 7 votat e partisë Guxo. Ajo është pjesa për të cilën përgjigjem unë. Shtatë vota i ka pasur Osmani për datën 4 mars”, ka deklaruar Gërvalla.

E pyetur nëse kishte pasur diskutime mes partisë Guxo dhe partnerit të tyre, Lëvizjes Vetëvendosje, për mungesën e mbështetjes ndaj Osmanit, Gërvalla tha se ajo asnjëherë nuk ka deklaruar se LVV-ja nuk do ta mbështeste Osmanin.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë që LVV-ja nuk do ta kishte mbështetur Vjosa Osmanin më 4 mars, nëse do të kishim mundur ta siguronim praninë e 80 deputetëve në sallë, por nuk e kemi siguruar. Z. Kurti e ka thënë që na duheshin 85 vota. Pse ka thënë që na duheshin 85, jam e sigurt që do të kishte pasur ndonjë votë edhe në koalicionin e LVV-së që do të kishte devijuar nga shumica. Por më 4 mars, Vjosa Osmani do të ishte zgjedhur presidente po t’i kishim nënshkrimet dhe praninë e partive opozitare”, është shprehur ajo.

Duke folur për deklaratat se Osmani i kishte 82 vota, Gërvalla insistoi se ky numër nuk kishte ekzistuar realisht.

“Si t’ia jepnim nënshkrimet, për çka? Nuk i ka pasur 82 vota, siç është deklaruar. Unë kam qenë pjesë e të gjitha proceseve. Ndoshta e kanë informuar gabim zonjën Osmani. Ndoshta i njëjti Lumir Abdixhiku që neve na tregonte që nuk ka vota të LDK-së për Vjosa Osmanin, ndërsa Vjosa Osmanit i ka thënë që do t’i japim votat për ty. Unë jam përpjekur që me 7 nënshkrimet e partisë Guxo të ofroj një platformë ku LDK-ja të nënshkruajë, sepse nënshkrimi tregon një farë zotimi që do të qëndrosh në sallë. Ka vetëm një të vërtetë për 4 marsin: ne nuk i kemi parë 80 vota apo më tepër të pranishme në sallë. Çka ka ndodhur më 5 mars është krejt tjetër”, ka përfunduar Gërvalla./teve1.info/

Tags: donika gervallaPresidentiVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Në Prishtinë hapet ekspozita “Mbrojtja nga Zjarri në natyrë Përmes Fotografisë Tuaj”

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

Drenori e Krasniqi vlerësojnë se skenari i 28 dhjetorit për presidentin mund të përsëritët

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

“InfoNata” 22.07.2026

“InfoNata” 22.07.2026

Kos: Kur vendet e rajonit japin rezultate, edhe ne veprojmë

Kos: Përfaqësues të shoqërisë civile serbe po përballen me fushatë shpifëse dhe sulme personale

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

“LDK nuk është re me e mashtru kushdo që çohet në mëngjes”, Haliti flet për ndikimin e partive të tjera në LDK

Kërkohet paraburgim për personin që kanosi prokurorin në Prishtinë

Prokuroria: Zyrtarët e arrestuar lëshonin leje qëndrimi kundërligjshëm

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Haliti: Kontrata Kolektive ka bankrotu komunat, e ftoj Muratin në debat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën