Administrata Trump po planifikon t’u tregojë aleatëve të NATO-s këtë javë se do të zvogëlojë kapacitetet ushtarake që SHBA-të do të kishin në dispozicion për të ndihmuar vendet evropiane të aleancës në një krizë të madhe, ka raportuar Reuters duke cituar tre burime të njohura me çështjen.
Sipas një kuadri të njohur si Modeli i Forcës së NATO-s , vendet anëtare të aleancës identifikojnë një grup forcash të disponueshme që mund të aktivizohen gjatë një konflikti ose çdo krize tjetër të madhe, siç është një sulm ushtarak ndaj një anëtari të NATO-s, tha Reuters.
Ndërsa përbërja e saktë e këtyre forcave të kohës së luftës është një sekret i ruajtur me kujdes, Pentagoni ka vendosur ta zvogëlojë ndjeshëm angazhimin e tij, thanë burimet, të cilat kërkuan të mbetej anonime për të folur sinqerisht rreth planeve.
Disa detaje ishin të paqarta, siç është shpejtësia me të cilën Pentagoni planifikon t’ua kalojë përgjegjësitë e gjendjes së krizës aleatëve evropianë.
Megjithatë, burimet thanë se Pentagoni planifikon të njoftojë qëllimin e tij për të zvogëluar angazhimin e tij në një takim të premten të shefave të politikave të mbrojtjes në Bruksel.









