Në orën 07:00 e filluan punën.
Por atë u deshtë të ndalonin në orën 11:00.
Krejt kjo meqë punëtorëve teknikë të disa shkollave në Prishtinë nuk iu ekzekutuan pagat.
Fat të tillë, kishin edhe punëtorët teknikë të shkollës “Asim Vokshi”.
Këta të fundit, menaxhohen përmes një kompanie private.
Por, intervistimi i tyre të hënën që i pamundur.
E kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, thotë se nëse nuk ekzekutohen pagat, të martën do të fillojë greva.
“Është marr vendim që sot të bëhet një paralajmërim një protestë një orësh që nga ora 11:00 deri në ora 12:00 nuk do të punohet dhe nëse sot nuk dalin pagat, atëherë që nga nesër të gjitha shkollat do të jenë në grevë, për shkak se është data 18 dhe ne nuk i kemi marrë pagat e muajit prill. Kjo është arsyeja, nuk është hera e parë pothuajse në vazhdimësi andaj është vendos që nuk ka shërbimi pa i kryer pagat e këtyre punëtorëve”, ka thënë Azemi.
Si të papranueshme këtë gjendje, po e cilëson opozita në kryeqytet.
“Është e papranueshme që tash e një kohë punëtorët teknikë të shkollave fillore të Prishtinës nuk marrin paga me kohë. Unë këtë shqetësim e problem të tyre e kam ngrit edhe në seancën e kaluar në Kuvendin Komunal, por aty nuk ishte drejtori i Arsimit dhe nuk kam ende ndonjë përgjigje zyrtare nga DKA. Është e papranueshme që tash e një kohë të gjatë nuk po marrin paga, ata thuajse çdo muaj më shkruajnë”, u shpreh Krasniqi.
Tëvë1 ka provuar të marrë edhe një përgjigje nga kompania “Laguna”.
Por këta të fundit, edhe këtë herë zgjodhën të heshtin përballë halleve të punëtoreve teknik.







