TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Kallas e BE nuk presin që liderët e Kosovës e Serbisë të vejnë kushte, kur të ftohen në takimin e nivelit të lartë

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
​Kallas e BE nuk presin që liderët e Kosovës e Serbisë të vejnë kushte, kur të ftohen në takimin e nivelit të lartë

Bashkimi Evropian ka në plan të thërrasë përfaqësuesit e lartë të Kosovës dhe të Serbisë, në një takim, sapo të jenë krijuar kushtet për këtë gjë.

Një kusht që Brukseli ka vënë për këtë takim, është që asnjëri nga të ftuarit, të mos vejë kushte për pjesëmarrje në këtë ngjarje.

‘Përfaqësuesja e Lartë e BE-së do të thërrasë një takim të dialogut të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë sapo ta lejojnë rrethanat dhe ne presim që liderët e të dyja palëve të marrin pjesë pa kushte paraprake”, thuhet në një përgjigje të BE-së për KosovaPress.

Në këtë takim, me shumë gjasa, do të flitet, pos tjerash, edhe për çështjen e mospengimit të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Deklarata e BE-së për takimin e pakushtëzuar të nivelit të lartë, u bë pas kërkesës që Unionit Evropian ia bëri Kosovapress, për të komentuar deklaratat e ministrit të jashtëm serb, Marko Gjuriq, i cili ditë më parë tha se vendi i tij loboi për mosanëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, gjate nje takimi te Keshillit te Ministrave te  Jashtem te kesaj organizate, ne Kishinau te Modavise.

“Zbatimi i plotë i të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit, është kusht që si Kosova ashtu edhe Serbia të ecin përpara në rrugët e tyre evropiane”, thuhet në përgjigjen e BE-së për KosovaPress.

Po ashtu, Brukseli ka theksuar se “sipas Nenit 4 të Marrëveshjes së Ohrit, Serbia është pajtuar që të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”.

Tags: BEKaja KallasKosovaserbiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ mblidhet sot, lista preliminare e votuesve e miratimi i qendrave të votimit në rend dite

KQZ publikon listat e kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e 7 qershorit

Arrijnë studentët shqiptarë nga RMV dhe rajoni, nis protesta në Shkup

Arrijnë studentët shqiptarë nga RMV dhe rajoni, nis protesta në Shkup

Çeku priti në takim nxënësit fitues të medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës

Çeku priti në takim nxënësit fitues të medaljeve në Olimpiadën Botërore të Matematikës

ATK inauguron Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve

ATK inauguron Qendrën e re për Shërbim të Tatimpaguesve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën