TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si po shihet zotimi i kryeministrit në detyrë Albin Kurti për rritjen e shtesave?

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, të premten u zotua se në mandatin e tij të ardhshëm do të ketë rritje të shtesave për fëmijët dhe lehonat. Por si u pa ky zotim i Kurtit nga politologët dhe ekonomistët, ndiqeni kronikën.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
4 0
A A

Në Ditën Ndërkombëtarë të Familjes riktheu fokusin te politikat sociale.

Kështu kreu i Qeverisë Albin Kurti, të premten u zotua se do të këtë dyfishim të shtesave për fëmijët dhe lehonat.
Ani pse sipas tij këto kategori i ka gjetur pa asnjë cent.

“Zotimi ynë është që në mandatin e plotë që e synojmë edhe një herë, shtesat për fëmijë t’i dyfishojmë në 60 deri në 90 euro. Paralelisht me këtë kemi filluar me shtesat për lehona që kanë përfituar mbi 80 mijë nëna. Njësoj si për fëmijët, edhe këto i kemi gjetur zero. Nisën me 170 euro në muaj, aktualisht janë 325.9 euro, por me synimin që ato t’i ngrisim në 500 euro në muaj”, u shpreh Kurti.

Zotimin e Kurtit pak kohë para nisjes së fushatës po e shohin me skepticizëm edhe politologët.

“Tani është bërë si lloj praktike që çdo herë para zgjedhjeve sikur Qeveria hapë kuletën në një farë mënyre për të rritë rishpërndarjen tek qytetarët. Normalisht që kjo e prek mirëqenien e përfituesve nga kjo politikë sociale, mirëpo duhet pasur parasysh se duhet të ju ipet prioritet edhe politikave të tjera në vend. E nga të cilat do të përfitonin edhe fëmijët të cilët në këtë rast përfitojnë shumë që është caktuar sikur të investoheshin në politikën e arsimit në shëndetësi nga të cilat pastaj edhe fëmijët edhe prindërit edhe shoqëria në përgjithësi do të përfitonte ndoshta shumë më shumë sesa përftimit direkt përmes shpërndarjes në baza mujore, të shtesave për fëmijë apo për lehona”, vlerëson Avdi Smajljaj.

Megjithëse, e shohin si veprim të duhur, ekonomistët theksojnë se paralelisht duhet të ketë edhe investime në zhvillimin ekonomik afatgjatë.

“Sigurisht që buxheti i Kosovës është mbi katër miliardë euro, ka mbulesa dhe ka mundësi e kapacitete që të i mbuloj këto. Këto janë politika sociale më shumë edhe vet prej partisë në pushtet e që është parti me orientim të majtë e që këto parti orientohen kah politika sociale më shumë e ka këto kategori. Mirë është që i mbështet këto kategori sociale, por është e domosdoshme që edhe projektet kapitale infrastrukturore që të rritin ekonominë e të krijojnë një punësim të qëndrueshëm dhe të zhvillojnë ekonominë në sektorët strategjikë”, thotë ekonomisti, Jakup Bellaqa.

I njëjti thotë se duhet Qeveria të u dal në ndihmë edhe kategorive tjera të shoqërisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën