TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Raportohet se Sami Lushtaku do të paraqitet për intervistim në Policinë e Skenderajt

by Tëvë1
4 muaj ago
3
A A
Raportohet se Sami Lushtaku do të paraqitet për intervistim në Policinë e Skenderajt

Sami Lushtaku do të paraqitet në Stacionin Policor në Skenderaj për t’u intervistuar lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me kryetarin e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj, Hysni Mehani, i cili ka pretenduar se është sulmuar fizikisht nga Lushtaku.

Lajmin për paraqitjen e Lushtakut në polici e kanë bërë të ditur mediat lokale në Skenderaj.

Pas incidentit në një lokal të qytetit, ku mbetën të lënduar Mehani dhe një aktivist tjetër i Vetëvendosjes, Lushtaku reagoi përmes një postimi në Facebook duke mohuar se e ka sulmuar fizikisht Mehanin.

Ai tha se reagimi kishte ardhur nga qytetarët pasi, sipas tij, Mehani i ishte drejtuar me fjalët “Sami Serbia”.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona lidhur me rastin, ndërsa Prokuroria Themelore në Mitrovicë kishte njoftuar se Lushtaku dhe një person tjetër ishin ftuar për intervistim, por nuk i ishin përgjigjur ftesës deri në momentin e publikimit të njoftimit.

Këtë deklarim e kishte mohuar më pas nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, i cili tha se deri paraditen e sotme Lushtaku nuk kishte pranuar ndonjë ftesë zyrtare nga prokuroria.

“Nëse ftesa do t’i shkonte, ai do t’i përgjigjej”, kishte deklaruar Nura në një konferencë për media.

Ndërkohë, shefi i asamblistëve të Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj, Alban Berisha, ka ftuar qytetarët që të mblidhen para Stacionit Policor në Skenderaj gjatë kohës sa pritet të zhvillohet intervistimi i Lushtakut.

“Brenda pak minutash pritet të zhvillohet intervista, prandaj ftoj sa më shumë qytetarë të mblidhemi për ta pritur Kryetarin Gjeneral Sami Lushtaku deri në përfundim të saj”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ai ka akuzuar Policinë për “keqpërdorim të Njësisë Speciale”, duke thënë se prania e tyre me maska dhe armë të gjata ka krijuar tension dhe frikë te qytetarët.

“Këto veprime po e rikujtojnë kohën kur policia përdorej për presion politik e jo për drejtësi. Mos të mendojë askush se mund të na frikësojë me skena force e demonstrim pushteti”, ka shkruar ai.

Tags: Policia e KosovesSami LushtakuSkenderajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

IHMK njofton për ndryshimet e motit deri në fundjavë

I kërcënoi alpinistët se do i pres në fyt – Komuna e Junikut thirrje policisë: Trajtojeni rastin, personi s’eshtë banor i yni

“Liria ka Emër” paralajmëron vazhdimin e protestave

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndodhen në mesin e mijëra protestuesve në Prishtinë

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Partia e kancelarit Merz pëson humbje të thellë, CDU-ja zhgënjen në zgjedhjet rajonale në Gjermani

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Milan fiton thellë ndaj Lecces

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Partia e Putinit drejt fitores në zgjedhjet parlamentare në Rusi, siguron 57.5% të votave

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku: Kosova në këmbë, s’kemi me u ndalë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndodhen në mesin e mijëra protestuesve në Prishtinë

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, dhe Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ndodhen në mesin e mijëra protestuesve në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën