TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haliti: Sulmi ndaj Hysni Mehanit është i gabuar, LVV po e kapitalizon politikisht

by teve1
2 orë ago
3
A A
Haliti: Sulmi ndaj Hysni Mehanit është i gabuar, LVV po e kapitalizon politikisht

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj pretendimeve për sulmin ndaj kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe kandidatit për deputet, Hysni Mehanit në Skenderaj.

Haliti ka cilësuar incidentin si të gabuar dhe ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti, po përpiqen ta përdorin ngjarjen për përfitime politike.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Haliti është shprehur se PDK-ja duhet të reagojë dhe se organet e rendit duhet të kryejnë veprimet e tyre lidhur me rastin.

“Çdo sulm, nga kushdo qoftë, qoftë në proceset politike, qoftë gjatë fushatave, qoftë jashtë tyre, është i gabuar nëse bëhet mbi bazën e akuzave dhe kundërakuzave politike. Mendoj se për momentin është herët të flas, pasi nuk kam informata të sakta, por shoh që Albin Kurti dhe LVV po përpiqen ta kapitalizojnë si sulm kundër Vetëvendosjes. Së pari, PDK-ja duhet të deklarohet, qoftë dega në Skenderaj, qoftë kryesia e partisë. Uroj që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt, së pari në raportet mes njerëzve dhe familjeve, dhe së dyti, besoj se organet e drejtësisë kanë të dhënat e duhura dhe do të kryejnë veprimet e tyre,” ka thënë ai.

Haliti ka theksuar se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, i akuzuar nga Mehani, ka dalë i pafajshëm në çështjet e mëparshme gjyqësore dhe se politikanët duhet të tregojnë durim.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje palëve të përfshira të gjejnë një rrugë pajtimi dhe ka shtuar se duhet shmangur përdorimi i incidentit për fushatë elektorale.

“Durimi është për politikanët. Politikanët duhet të durojnë. Unë kam pasur sulme verbale dhe të tjera, mirëpo nuk kam reaguar ndonjëherë, përveç se jam marrë me padi në gjyq. Temperamenti i njerëzve ndryshon. Dikush mund të jetë i afërm, dikush tjetër mund të ketë respekt të madh për një individ dhe të reagojë. Samiu ka pasur disa çështje në gjykata dhe, sa di unë, ka dalë i pafajshëm. Prandaj besoj se organet e drejtësisë do të kenë një pasqyrë të plotë të situatës. Sidoqoftë, nuk e vlerësoj pozitivisht sulmin, edhe nëse ai person e ka nxitur. Uroj që të dy të gjejnë një rrugë komunikimi dhe pajtimi për ta falur njëri-tjetrin dhe dëshiroj që kjo çështje të mos përdoret për fushatë elektorale,” është shprehur Haliti.

Për reagimin e Kurtit, ai ka thënë se qëndrimi i tij është politik dhe synon të mobilizojë mbështetësit e LVV-së, duke shtuar se nuk beson se ndonjëra palë kishte qëllim t’i frikësonte të tjerët.

Haliti ka apeluar për dialog dhe pajtim, duke theksuar rëndësinë e mirëkuptimit mes njerëzve dhe partive për të shmangur tensione të mëtejshme.

“Është tërësisht politik qëndrimi i Kurtit, i cili synon të joshë mbështetësit e VV-së dhe të tregojë se nuk trembet. Askush nuk e ka trembur; përkundrazi, ai lëviz i lirë me truproja, dhe unë nuk di që të ketë pasur ndonjë sulm apo rrezik. Nuk besoj se dikush ka pasur qëllim ta frikësojë VV-në, sepse nuk fiton askush nga ato veprime, as VV-ja dhe as PDK-ja. Mendoj se do të ishte mirë që edhe Kurti të kontribuonte në idenë e pajtimit, sepse nuk është mirë të mbahen marrëdhënie të këqija mes njerëzve, që për të ardhmen mund të shpërthejnë më keq,” ka deklaruar ai.

Ndryshe, kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Skenderaj, Hysni Mehani, dhe aktivisti Bahri Zabeli kanë deklaruar të enjten se janë sulmuar nga kryetari i komunës, Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dhe njerëzit e tij, të cilët Mehani i ka quajtur “banda e Lushtakut”.

Rasti u bë publik fillimisht nga Zabeli përmes një postimi në Facebook në emër të Mehanit, ku lajmëronte se ishte rrahur dhe se i ishte marrë telefoni.

LVV reagoi duke publikuar një foto të Mehanit, ku shihet i gjakosur në fytyrë, dhe duke pretenduar se sulmi ka ndodhur në një kafene në qendër të Skenderajt, ku Mehani po pinte kafe me ish-deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të partisë.

“Sot, në kafeterinë “Solo” në qendër të Skenderajt, është sulmuar brutalisht nga Kryetari i Komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe truprojat e tij, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, kandidati për deputet dhe Kryetari i Qendrës së LVV-së në Skënderaj, Hysni Mehani. Ky sulm fizik ndodhi në kohën kur z. Mehani ishte duke pirë kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të LVV-së”, thuhet në reagim.

Nga ana e tij, Lushtaku ka mohuar që të ketë kryer sulmin, duke thënë se qytetarët reaguan pas etiketimeve si “Sami Serbia”.

Ai ka shkruar në Facebook se pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi ta sulmonte dhe se nuk mund të tolerojë etiketimet ndaj tij.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmoi në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit kurse etiketat si “Sami Serbia” qytetarët nuk i tolerojnë më prandaj edhe reaguan!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar incidentin duke e cilësuar si “të papranueshëm dhe qyqar” dhe ka bërë thirrje që organet e rendit të ndërmarrin veprime urgjente ndaj përgjegjësve.

Kurti ka theksuar se sulmet e tilla nuk i trembin dhe nuk do të ndikojnë në pjesëmarrjen e tij ose të kandidatëve të LVV-së në garën politike.

“Teksa po përgatiteshim për mbledhjen e Qeveris, na erdhi lajmi se kryetari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, u sulmua me grushte dhe u godit me gotë në kokë teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë. Qeveria e Kosovës e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm që shpërfaq mendësinë banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin e nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet. Nga kjo mbledhje u bëjmë thirrje organeve të rendit që me urgjencë të marrin veprime ndaj përgjegjësve të këtij sulmi”, ka deklaruar Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë./teve1.info/

Tags: Hysni MehaniLVVpdkSkenderajsulmXhavit Haliti
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të dyshuar dhe disa dëshmitarë po intervistohet për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Dy të dyshuar dhe disa dëshmitarë po intervistohet për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Maqedonci: Po krijojmë njësi të dizajnuara për operacione luftarake

Fabrika për prodhimin e municioneve do të ndërtohet në pronat e ish- Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”

Vitia: Hysni Mehani në gjendje stabile, nesër do t’i bëhen ekzaminime shtesë

Futbollistët e Iranit ende pa viza për Kupën e Botës 2026

Futbollistët e Iranit ende pa viza për Kupën e Botës 2026

Manuel Neuer rikthehet në kombëtaren e Gjermanisë, ftohet për Kupën e Botës

Manuel Neuer rikthehet në kombëtaren e Gjermanisë, ftohet për Kupën e Botës

Kryetifozi i “Plisat”, zgjidhet kryetar i klubit të basketbollit Prishtina

Kryetifozi i “Plisat”, zgjidhet kryetar i klubit të basketbollit Prishtina

Dy të dyshuar dhe disa dëshmitarë po intervistohet për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Dy të dyshuar dhe disa dëshmitarë po intervistohet për sulmin ndaj Hysni Mehanit

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Gjykata Speciale: Shtatë të akuzuar pranuan ndihmë financiare nga ne për të paguar avokatët e tyre

Maqedonci: Po krijojmë njësi të dizajnuara për operacione luftarake

Fabrika për prodhimin e municioneve do të ndërtohet në pronat e ish- Kombinatit Bujqësor Industrial “Ereniku”

Incidente me tifozët, në finalen e Kupës së Belgjikës

Incidente me tifozët, në finalen e Kupës së Belgjikës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën