Pas sulmuesit Julian Alvares, skuadra e Paris Saint-Germainit, i ka vënë syrin edhe një tjetër futbollisti nga La Liga e Spanjës.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Real Madridit, Federico Valverde, i cili pas përleshjes me Aurelien Tchouamenin, ka paralajmëruar largimin nga klubi spajnoll.
Reali e ka gjobitur Valverden me 500 mijë euro për sherrin me Tchouamenin, ndërsa sipas mediumeve në Spanjë, thuhet se madrilenët po mendojnë shitjen e mesfushorit uruguaian.
Parisi, tashmë ka kontaktuar Realin por edhe Valverden, të cilin po synon ta transferojë në afatin kalimtar të verës.
Valverde është njëri prej mesfushorëve më të vlerësuar në Evropë, ndërsa me Real Madridin ka kontratë deri në vitin 2029.
Në 48 ndeshje të luajtura këtë sezon në të gjitha garat, Valverde ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 11 asistime.
Krahas Parisit, situatën e 27-vjeçarit te Real Madridit po e monitorojnë edhe dy skuadrat nga Anglia, Manchester City dhe Manchester Unitedi.











