TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

VLEN bëhet parti, Mexhiti: Faktorizim i votës shqiptare, jo më të përçarë

by teve1
3 orë ago
1
A A
VLEN bëhet parti, Mexhiti: Faktorizim i votës shqiptare, jo më të përçarë

Faktorizim të votës së shqiptarëve, e ka cilësuar Izet Mexhiti bashkimin në një parti të vetme të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut.

Në një lidhje Skype me Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën në A2 CNN, bashkëkryetari i Vlen, tha se synohet dhënia fund e përçarjes politike mes shqiptarëve.

“Shqiptarët në 30 vite ose janë ballafaquar me monopol politik, ose me shpërndarje në shumë parti të vogla e fraksione të ndryshme duke defaktorizuar votën. Kemi bashkuar opozitën shqiptare dhe tashmë është pozitë shqiptare. Ashtu siç janë të organizuar edhe shumica maqedone në dy partitë VMRO dhe LSDM, edhe shqiptarët janë të fokusuar dhe të organizuar jo në monopol politik jo të përçarë në shumë parti politike, por në dy parti pra në Vlen dhe BDI”, theksoi ai.

Për herë të parë në pluralizmin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut, partia do të drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.

Sipas këtij të fundit, modeli është frymëzuar nga demokracitë skandinave dhe synon largimin nga modeli i liderit të vetëm.

“Sjellim një një standard të ri në politikën shqiptare, me bashkëkryetarë model që nuk e kemi shpik ne por e kemi marrë nga shtetet skandinave. Është një balancë dhe ndarje e përgjegjësive. Është një një vlerë demokratike e re”.

Ai deklaroi se VLEN ka fituar në rreth 70% të komunave shqiptare dhe tashmë po zbehen ndarjet mes partive që dikur formonin koalicionin.

“Duke pasur parasysh edhe zgjedhjet lokale, ku VLEN është fitues absolut me 70% komunave shqiptare dhe duke sjellë konkurrencën, uroj që kjo konkurrencë të jetë konkurrencë e ideve e programeve e platformave. “Më herët ishte imperativ bashkimi i opozitës shqiptare edhe funksionoi në kuadër të koalicionit Blen. imperativi i ri është që të ky koalicion pra të shkrihet të bëhet një subjekt që shqiptarët t’ju ofrojnë dy alternativa, një pozitë e fuqishme dhe një opozitë e fuqishme dhe normal kur është përplasja e ashpër ndërmjet dy blloqeve në fund fitues janë votuesit, janë shqiptarët pra e faktorizon. Pra ishte kongresi i parë themelues, por edhe kongresi i bashkimit, i unifikimit. Ky kongres padyshim ishte i pari”.

Mexhiti vlerësoi praninë në kongres të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Mexhiti e cilësoi praninë e Mickoskit si një shenjë respekti ndaj partneritetit qeverisës me VLEN, ndërsa tha se partia synon të jetë një urë lidhëse mes Shkupit, Prishtinës dhe Tiranës.

Ai konfirmoi gjithashtu se në fillim të qershorit pritet një rikonstruksion i qeverisë në Maqedoninë e Veriut, për të cilin, sipas tij, tashmë ka dakordësi parimore mes partnerëve të koalicionit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti pritet në parlamentin e Nordrhein-Westfalen, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani

Kurti pritet në parlamentin e Nordrhein-Westfalen, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Gjermani

“Serbia mafioze”: Dokumentari francez zbulon lidhjet e errëta mes shtetit, huliganëve dhe krimit të organizuar serb

“Serbia mafioze”: Dokumentari francez zbulon lidhjet e errëta mes shtetit, huliganëve dhe krimit të organizuar serb

Ashpërsohet gjuha në fushatë, ekspertët paralajmërojnë rritje të diskursit agresiv

Ashpërsohet gjuha në fushatë, ekspertët paralajmërojnë rritje të diskursit agresiv

Hamza: Limaj nuk do të jetë pjesë e listës së PDK-së këtë radhë

PDK i thotë JO Fatmir Limajt, i kërkojnë vetëm kontributin por nuk e përfshijnë në listën për deputet

Vjedhje në Ferizaj – Hajnat hynë nga dritarja, i vjedhin 10 mijë euro

Vjedhje në Ferizaj – Hajnat hynë nga dritarja, i vjedhin 10 mijë euro

Specialja: Interpretimet e raportit të avokatëve britanikë janë të pasakta

Specialja: Interpretimet e raportit të avokatëve britanikë janë të pasakta

Eksperti Kulla: Konfliktet në Izrael mund të rikthehen nga dita në ditë

Eksperti Kulla: Konfliktet në Izrael mund të rikthehen nga dita në ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën