TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE

by tëvë1
2 muaj ago
1
A A
Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria është më afër se kurrë realizimit të ëndrrës historike për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por paralajmëroi se vitet e ardhshme do të jenë vendimtare dhe më të vështirat.

Ai kështu është shprehur në Asamblenë e Partisë Socialiste në Elbasan, ku u ndal kryesisht në procesin e integrimit evropian dhe mbi rolin e PS-së për të ruajtur ritmin e reformave.

“Shqipëria është më afër se kurrë integrimit në BE, por ky proces kërkon përpjekje të mëdha, ndërsa Partia Socialiste duhet të ruajë ritmin, motivimin dhe të përballet me sfidat pa u lëkundur.Nuk kemi qenë kurrë kaq afër realizimit të një ëndrre historike. Hapat e fundit që kemi përpara janë edhe më të vështirat, sepse është faza kur duhet të përputhim të gjithë organizimin tonë shtetëror me atë të BE-së, jo vetëm në aspektin e ligjeve, por edhe të standardeve,” u shpreh Rama.

Gjatë fjalës së tij, ai kërkoi më shumë vetëdije dhe përgjegjësi nga qytetarët dhe strukturat politike, duke theksuar se Partia Socialiste duhet të vijojë përpara pa humbur motivimin, pavarësisht kundërshtarëve politikë dhe presionit mediatik.

“PS-ja dhe familja jonë politike duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë dhe pa humbur për asnjë moment motivimin për të shkuar çdo ditë e më shpejt përpara, pavarësisht forcave dhe faktorëve që janë tërësisht kundër nesh,” tha ai.

Rama akuzoi kundërshtarët politikë dhe rrjetet sociale për shpërndarje të lajmeve të rreme dhe deformim të realitetit publik.

“Ka forca e faktorë politikë, mediatikë dhe socialë që prodhojnë e shpërndajnë në mënyrë marramendëse gënjeshtra, gjysmë të vërteta dhe akuza. Lajme të cilat edhe kur nuk janë të pavërteta vendosen në një proporcion të zhdrejtë me realitetin,” u shpreh Rama./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK-ja kundërshton rritjen e çmimit të rrymës

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të reja brenda partisë në të gjitha nivelet

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

ShBA godet objektiva ushtarake në Iran pas sulmit ndaj një anijeje në Hormuz

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

Geci: Me m’i dhënë 300 milionë euro të shtetit si VV-ja, i fitoj zgjedhjet edhe në Gjermani

​Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet

Dembele shpërthen me hat-trick, Franca dominon ndaj Norvegjisë

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.06.2026

​Gërvalla: Drafti për Asociacionin shqyrtohet vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen bazë

Gërvalla: Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme do të jetësohet

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Qeveria: Nuk jemi kundër gazit amerikan, e sjellim përmes Shqipërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën