TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

28-vite pas vrasjes së Ilir Konushevcit e Hazir Malës, bashkëluftëtarët ndajnë kujtimet e fundit më ta

Tek varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës u bënë homazhe në përvjetorin e rënies së dy heronjve të kombit, Ilir Konushevcit e Hazir Malës. Familjarw, bashkëluftëtarë e përfaqësues politik nderuan figuruan e këtyre dy heronjve.

by Doresa Geci
2 orë ago
1 0
A A

Lotët nuk mund t’i mbajnë edhe pas 28 vitesh.

Familjarë, bashkëluftëtarë e përfaqësues politik u mblodhën mëngjesin e së shtunës tek varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

Kjo për të kujtuar dy heronjtë e kombit, Ilir Konushevcin e Hazir Malën, në përvjetorin e vrasjes.

Pranë varreve të tyre u vendosën kurora lulesh në shenjë nderimi.

E në mesin e pjesëmarrësve këtu ishte, edhe shoku i fëmijërisë e bashkëluftëtari i Ilir Konushevcit, ish gjeneral, Naim Haziri.

“Kam pas fatin që të rritem bashkë me të që nga shkolla fillore e deri në ditën e rënies kemi qenë bashkë në angazhimet tona dhe është një ndjenjë shumë e veçantë për mua, sa e dhimbjes por edhe krenarisë, që e kam pas një shok, një mik e një bashkëluftëtar të tillë”, tha ish-gjenerali.

Homazhe pranë vendit ku pushojnë dy heronjtë e kombit, bëri edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

“Ikja e tyre ishte një e papritur dhe një dramë e madhe në atë kohë për UÇK-në, për gjithë popullin shqiptar në Kosovës dhe në Shqipëri. Ne kemi për detyrë të nderojmë dhe të respektojmë për atë se çfarë bënë këta, ata bënë gjithçka që shqiptarët e Kosovës e Shqipërisë bëjnë”, tha ambasadori Malaj.

Figura e Konushevcit e Malës u nderua edhe nga përfaqësues politik.

“Jemi duke nderuar të dy heronjtë të kombit tonë, një ditë jashtëzakonisht, e veçantë. Ajo se çfarë mund të them për Ilirin, ai ishte një ndër themeluesit të  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vlerës tonë më të lartë kombëtare dhe ishte një nga personalitet që i bashkëdyzonte dy veti shumë të fuqishme atë organizative dhe strategjik”, tha anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri.

Ilir Konushevci e mjeku Hazir Mala u vranë në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998, teksa po transportonin armë për UÇK-në.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiq kërcënon integritetin territorial të Malit të Zi, duke përmendur 13% të territorit

​Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë

Vjosa Osmani i prinë listës zgjedhore në LDK, vetë e 20-ta në listë

Vjosa Osmani i prinë listës zgjedhore në LDK, vetë e 20-ta në listë

Kurti vulos kandidaturën për kryeministër, VV-ja synon mandat edhe më të fuqishëm më 7 qershor

Kurti vulos kandidaturën për kryeministër, VV-ja synon mandat edhe më të fuqishëm më 7 qershor

Vikendi zbraz Kosovën, mbi 175 mijë qytetarë dalin jashtë vendit në tri ditë

Vikendi zbraz Kosovën, mbi 175 mijë qytetarë dalin jashtë vendit në tri ditë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën