TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë” pas rasteve të fruthit te fëmijët

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
KOMF-i kërkon vaksinim “derë më derë” pas rasteve të fruthit te fëmijët

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka shprehur shqetësim për paraqitjen e rasteve të sëmundjes së fruthit tek fëmijët në javët e fundit.

Sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, janë identifikuar 10 raste të fëmijëve të prekur nga fruthi dhe të gjithë fëmijët e infektuar kanë qenë të pavaksinuar.

Siç thotë KOMF-i në reagim, shqetësuese mbetet rënia e mbulueshmërisë së vaksinës kundër fruthit në grupmoshën 12–24 muaj, e cila rrit rrezikun për shpërthime të fruthit dhe sëmundjeve të tjera të parandalueshme me vaksinë.

KOMF i bën thirrje të gjithë prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të vaksinojnë fëmijët e tyre, në përputhje me kalendarin e rregullt të vaksinimit. KOMF thekson se vaksinimi i fëmijëve është obligim ligjor i prindërve që lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e shëndetit të fëmijës.

“Vaksinat janë mjeti më efektiv për parandalimin e sëmundjeve të rrezikshme, ato janë të testuara shkencërisht, të sigurta dhe të miratuara nga institucionet relevante shëndetësore ndërkombëtare”.

Në këtë drejtim, KOMF u bënë thirrje prindërve që të mos bien pre e dezinformatave dhe informacioneve të pasakta që mund të qarkullojnë në hapësirat publike apo online. Për çdo paqartësi, prindërit inkurajohen të konsultohen me profesionistët shëndetësorë në Qendrat e Mjekësisë Familjare në komuna.

“Njëherit, KOMF u bën thirrje institucioneve shëndetësore që të intensifikojnë veprimet për identifikimin e fëmijëve të pavaksinuar dhe për vaksinimin e fëmijëve në komunitet (derë më derë).

KOMF thekson nevojën për reagim të koordinuar dhe të vazhdueshëm institucional, me fokus në rritjen e mbulueshmërisë së vaksinimit dhe mbrojtjen efektive të shëndetit të fëmijëve. KOMF vlerëson se institucionet shëndetësore duhet të intensifikojnë fushatat vetëdijesuese për vaksinimin, të cilat duhet të shoqërohen me informim të vazhdueshëm të prindërve, me qëllim që ata të jenë të informuar saktë dhe në mënyrë të plotë për rëndësinë dhe sigurinë e vaksinimit./teve1.info/

Tags: koalicioni i OJQ-veKOMFTeve1vaksinimi i fëmijëve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrustemi: Serbia dëshiron aneksimin e veriut

​Rrustemi: Binomi Osmani–Abdixhiku është bërë për karrierë personale të tyre

Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare

Lumir Abdixhiku kandidat për kryeministër në zgjedhjet parlamentare

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin për presidente dhe bartëse të listës së LDK-së

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin për presidente dhe bartëse të listës së LDK-së

Abdixhiku kritikon mazhorancën: LDK kishte paralajmëruar krizën institucionale

Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën

Haradinaj: Rruga euro-atlantike e vetmja për Kosovën

Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së

Shemsi Jashari i bashkohet PDK-së

LDK dënon fuqishëm sulmet në veri të Kosovës, kërkon koordinim me aleatët ndërkombëtar

LDK njofton për mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm që nis nga ora 12:00

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën