TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Parregullsi në njehsorë, sërish gjobë ndaj KEDS-it, këtë herë 35 mijë euro

Për të katërtën herë, KEDS-i u gjobit për parregullsi në njehsorë. Këtë herë, ndëshkimi ishte 35 mijë euro. Por gjithë këto gjoba, po konsiderohen vetëm simbolike për t’u fshehur problemi.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
1 0
A A

Po gjobiten për të katërtën herë.

Kompania Kosovare për Distribuim me Energjinë Elektrike në Kosovë edhe këtë të premte mori dënim për parregullsi në njehsorët elektrikë.

Këtë herë, ndëshkimi u kushtoi plot 35 mijë euro.

Lajmin e dhanë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Sipas rezultateve të verifikimit, në 6 raste është konstatuar se njehsorët elektrikë kishin afat të skaduar të verifikimit, ndërsa në 6 raste të tjera janë evidentuar devijime në orë dhe datë. Bazuar në këto gjetje, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka shqiptuar gjobë ndaj KEDS-it në vlerë prej 35 mijë eurosh”.

Këto gjoba, sipas anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, i cili kishte raportuar disa raste, janë vetëm simbolike.

“Ministria shqipton gjoba simbolike për me kamufluar këtë problem. Prandaj mua nuk më duket që janë veprime që duan me zbardhë këtë skandal, por janë tentime që pak a shumë po e fshehin skandalin”.

I njëjti thotë se brenga më e madhe në këtë mes është kompensimi i qytetarëve dhe fillimi i hetimeve për këtë rast.

“Unë dje vizitova një kompleks ndërtesash, i pashë që shumica e njehsorëve elektrikë ishin ndërruar, ishin zëvendësuar me disa njehsorë kinez që nuk i kisha pa më herët në treg. Çështja kryesore është se a kanë ditur ata banorë dhe a kanë njohuri se sa para u ka vjedhur KEDS, pra ke shku i ke ndërruar njehsorët, i ke fshehë provat”.

Njohësit e fushës së energjisë konsiderojnë se këto parregullsi të evidentuara, nuk janë bërë nga KEDS për të përfituar.

“Unë nuk besoj që këto anomali në njehsorët e energjisë elektrike janë një proces sistematik i shtyrë nga KEDS-i për qëllime të përfitimeve të ndryshme. Për shkak se çdo devijim që vjen nga sasia energjisë së konsumuar, ajo shumë lehtë mund të verifikohet nga KOST, për shkak se e gjithë energjia elektrike që konsumohet nga konsumatorët e Republikës së Kosovës dhe e faturon KEDS, ajo mund të verifikohet shumë lehtë nga KOST për shkak se ajo e ka nën kontroll të gjithë konsumimin e energjisë elektrike në Kosovë”, thotë profesori i energjetikës, Adhurim Haxhimusa.

KEDS-i fillimisht është ndëshkuar me 6 mijë euro për dy njehsorë me afat të skaduar, e më pas edhe me 30.000 euro dhe të tretën herë me 90 mijë euro.

Gjatë ditës, televizioni ka tentuar të marr një përgjigje edhe nga KEDS, por të njëjtit nuk ishin të qasshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim

Nisin sot punimet për sanimin e dëmtimeve në kyçjen e Mazgitit, priten kufizime në qarkullim

E shtuna me temperatura deri në 37°C

E enjte me temperatura deri në 32 gradë Celsius

Gjashtë të arrestuar për “fajde” në Prizren dhe Suharekë

Një person ekstradohet nga Belgjika për në Kosovë, arrestohet në Prishtinë edhe i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Mehmeti: Rama është Enveri Hoxha i dytë, ai nuk e paramendon Shqipërinë për shqiptarët

Xhaka siguron fazën eliminimit direkt në Botëror me Zvicrën

Krim në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

Krim në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

“Këndi i Kimit” 24.06.206

“Këndi i Kimit” 24.06.206

Mehmeti: Rama është Enveri Hoxha i dytë, ai nuk e paramendon Shqipërinë për shqiptarët

Mehmeti: Rama është Enveri Hoxha i dytë, ai nuk e paramendon Shqipërinë për shqiptarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën