TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kush vendosi t’i hyjë garës zgjedhore e kush jo?

Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 22 parti politike kanë njoftuar pjesëmarrjen e tyre. Ndërsa, sipas KQZ-së, nëntë parti të tjera kanë vendosur që të mos garojnë fare. Koalicioni më i madh zgjedhor, edhe për këto palë zgjedhje i takon Lëvizjes Vetëvendosje.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
1 0
A A

Në një listë të përbashkët i gjejnë zgjedhjet e 7 qershorit.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternative dhe Partia Shqiptare Demokrisitiane, edhe në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare kanë bërë koalicion mes vete.

Ky është edhe koalicioni më i madh për këtë garë zgjedhore.

Dy koalicione tjera sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë mes partive të komuniteteve jo shumicë, që njihen me koalicionin VAKAT dhe Ashkalitë e Bashkuar.

Më 7 maj përfundoi edhe afati për partitë politike që ta njoftojnë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e qershorit.

Në njoftimin e KQZ-së, thuhet se 22 parti politike kanë njoftuar se do të marrin pjesë në këtë betejë zgjedhore.

“Partitë politike që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Socialdemokrate; 2. Kosovaki Nevi Romani Partia; 3. Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve; 4. Za Slobodu Pravdu i Opstanak; 5. Srpska Lista; 6. Yenilikçi Türk Hareket Partisi; 7. Lidhja Demokratike e Kosovës; 8. Fjala; 9. Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës; 10. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK; 11. Socialdemokratska Unija; 12. Jedinstvena Goranska Partija; 13. Kosova Demokratik Türk Partisi; 14. Nova Demokratska Stranka; 15. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës; 16. Kosovski Savez; 17. Partia Balliste; 18. Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale; 19. Partia Liberale Egjiptiane; 20. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; 21. Stranka Demokratske Akcije; dhe 22. Partia Demokratike e Kosovës”.

Ndërkaq, nëntë parti tjera politike kanë vendosur të mos i hyjnë fare garës.

“Partitë politike që kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje janë: 1. Partia Demokratike e Unitetit; 2. Balli Kombëtar i Kosovës; 3. Lëvizja Qytetare Vatra; 4. Bashkimi për Ndryshim Anamorava; 5. Partia e Drejtësisë; 6. Srpski Narodni Pokret; 7. Partia Reforma Demokratike; 8. Aleanca Kosova e Re; dhe 9. Nisma Socialdemokrate”.

Deri të martën, më 12 maj, partitë politike kanë kohë t’i dorëzojnë listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente

Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente

Arrestohen tre persona në Vushtrri për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

Dy persona arrestohen në Pejë për organizim të lojërave të fatit të paligjshme

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, pesë persona të përfshirë – dërgohen në mbajtje

Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Gruaja nga Ferizaj raportohet e zhdukur, policia nis hetimet

OKB bën thirrje për mbështetje të shpejtë ndërkombëtare pas tërmeteve në Venezuelë

OKB bën thirrje për mbështetje të shpejtë ndërkombëtare pas tërmeteve në Venezuelë

Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente

Haxhiu: Nuk do të jem kandidate për presidente

Shakira: Do të doja një bashkëpunim me Dua Lipën

Shakira: Do të doja një bashkëpunim me Dua Lipën

Arrestohen tre persona në Vushtrri për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz

Dy persona arrestohen në Pejë për organizim të lojërave të fatit të paligjshme

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Përleshje në Aeroportin “Adem Jashari”, pesë persona të përfshirë – dërgohen në mbajtje

Zhduken dy të mitura, njëra në Mitrovicë e tjetra në Pejë

Gruaja nga Ferizaj raportohet e zhdukur, policia nis hetimet

MINT trajton mbi 1.5 mijë ankesa nga qytetarët, shumica për njehsorët

MINT trajton mbi 1.5 mijë ankesa nga qytetarët, shumica për njehsorët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën