Rahoveci e ka fituar edhe ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit të elitës së hendbollit kosovar ndaj Besa Famgasit.
Me fitoren 27:23 në “Karagaçi” në Pejë të enjten mbrëma, Rahoveci e siguroi finalen ku do të ballafaqohet me Kastriotin.
Ndeshja e së enjtes ishte shumë e fortë, por “vreshtarët”, kampion në fuqi të Kosovës te hendbollistët, ishin në epërsi për pjesën më të madhe të ndeshjes.
Arti Luzha bëri shumë pritje, ndërsa Egzon Gjuka i shënoi shtatë gola. Me gjashtë gola në fitore kontribuoi Jon Muqolli.
Te Besa Famgas, më efikasi ishte Oliver Rabek, me shtatë gola.










