Kombëtarja e Kosovës U15 në konkurrencën e vajzave ka shënuar edhe një tjetër fitore fantastike në turneun zhvillimor të UEFA-s, i cili po zhvillohet në Maltë.
“Dardanet” e reja kanë treguar paraqitje të shkëlqyer, duke triumfuar ndaj kombëtares nikoqire të Maltës me shifrat 2:5.
Kjo fitore e radhës dëshmon edhe një herë talentin e jashtëzakonshëm, përkushtimin dhe potencialin e madh që ka ky grup i lojtareve për të ardhmen e futbollit tonë femëror, duke i bërë krenarë të gjithë me paraqitjet e tyre në arenën ndërkombëtare.







