TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Xhudistët vazhdojnë me suksese, një e artë dhe një e bronztë në “Oran 2022”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Xhudistët vazhdojnë me suksese, një e artë dhe një e bronztë në “Oran 2022”

Edhe dy medalje të tjera Kosova i ka siguruar në Lojërat Mesdhetare në Oran të Algjerisë. Një të artë e një të bronztë.

Medaljen e artë e siguroj Laura Fazliu. Xhudisjta garoi të enjten në kategorinë deri 63 kilogramë dhe kishte një ditë shumë të mirë. Për Kosovën është medalja e dytë e artë, pas asaj të fituar nga Distria Krasniqi.

21-vjeçarja Laura Fazliu ka vazhduar me formë shumë të lartë. Në fund të prillit ajo doli nënkampione e Evropës, ndërsa tani është kampione mesdhetare.

Laura ishte bartësja e tretë, ndërsa në finale e mposhti bartësen e parë, spanjollen Cristina Cabana Perez.

Ndaj saj fitoi me Waza-ari në kohën shtesë. Lufta ishte e fortë, por Laura vazhdimisht ka kërkuar hedhjen.

Laura e nisi ditën me fitore ndaj kroates, Iva Oberan. Ndaj saj fitoi me “Waza-ari”, në çerekfinale. Në gjysmëfinale e mposhti xhudisten algjeriane, Amina Belkadi. Edhe ndaj Belkadit, që kishte përkrahje të madhe nga shikuesit, realizoi aksion për “Waza-ari”.

Laura ka shfaqur më shumë në të dy luftërat e para, duke mos u rrezikuar thuajse asnjëherë. Spanjollen Cabana, Laura e kishte mposhtur edhe në gjysmëfinale të Evropianit në Sofje.

E në listën e medalistëve hyri edhe xhudisti Akil Gjakova. Xhudisti 26-vjeçar ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri 73 kilogramë.

Kampioni evropian nga viti i kaluar, ishte bartës i parë në kategori. Por në fund u rendit i treti. Si bartës i parë, Akili në xhiron e parë ishte i lirë.

Në çerekfinale e mposhti grekun Michail Tsoutlasvili. Ndaj tij fitoi me Ippon, përkatësisht me hedhje të bukur.

Në gjysmëfinale, Akil Gjakova u përball me xhudistin vendas, algjerianin Messaoud Redouane Dris. Lufta ishte e fortë dhe shkoi në kohën shtesë, ndërsa algjeriani kishte përkrahje të madhe të shikuesve. Në kohën shtesë, Gjakova pati telashe për të kontrolluar luftën dhe Dris realizoi aksion për fitore.

Për vend të tretë, Akil Gjakova e mposhti italianin Manuel Lombardo. Ndaj tij fitoi me shumë mund. Sërish Akili kishte telashe për të shfaqur më të mirën, por megjithatë realizoi aksion për fitore.

Për Akilin është medalja e parë që nga Evropiani i vitit të kaluar. Në Evropian, Gjakova ishte kampion.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ballkani vazhdon me fitore

Ballkani vazhdon me fitore

Malisheva në krye të Superligës

Malisheva në krye të Superligës

Barcelona nuk ka të ndalur, mposht Valencian

Barcelona nuk ka të ndalur, mposht Valencian

Martinez në historinë e Interit, shënuesi i tretë më i mirë zikaltër në Serie A

Martinez në historinë e Interit, shënuesi i tretë më i mirë zikaltër në Serie A

Të “pakapshmit” e shtetit

Fëmija 7-vjeç goditet nga vetura në Ferizaj, shoferi ikë nga vendi i ngjarjes

Kuvendi përtej afatit kushtetues – partitë pa marrëveshje politike

Të mërkurën vazhdon seanca konstituive, mbeten të pasigurta votat për presidentin

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Fitore e bindshme e partisë AfD në Saksoni-Anhalt

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Në 27-vjetorin e themelimit, Policia vlerësohet për përkushtimin dhe garantimin e sigurisë dhe rendit

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Rruga e pasigurt drejt Serbisë, shqiptarët që mbeten prapa grilave të shtetit serb

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Banorët e Sankocit kundërshtojnë lokacionin për groposjen e bagëtive të sëmura në fshatin e tyre

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Shoqatat e dala nga lufta presin aktgjykim lirues të ish-krerëve të UÇK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën