Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetar nderi i Aleancës, ka reaguar pas kërkesës së PDK-së, që Ligji për Dhomat e Specializuara të kthehet në Kuvend për rishqyrtim.
Presidenca ka njoftuar se ka kthyer Ligjin për shqyrtim në Kuvend.
Haradinaj ka thënë se ky është një trup i madh dhe goditje e rëndë për vendit.
“Kthimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend është një turp i madh dhe goditje e rëndë për Kosovën. Të gjithë ata që janë bërë pjesë e kësaj loje, turpi i mbuloftë për jetë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Presidentja Shiroka-Pula kthen në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Ligjin për Specialen




