Gjysmëfinalja angleze mes Nottingham Forestit dhe Aston Villas do të ketë vëmendje të veçantë në Ligën e Evropës.
Nottinghami fitoi përballë Portos në çerekfinale, derisa Aston Villa e eliminoi lehtësisht Bolognan italiane.
Përveç këtij ballafaqimi luhet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Bragas dhe Freiburgut.
Braga e mposhti Betisin, teksa Freiburgu skuadrën spanjolle, Celta Vigon.
Ndeshjet e para gjysmëfinale të garës së dytë të UEFA-s për nga rëndësia luhen të enjten nga ora 21:00.
Si Nottinghami ashtu edhe Aston Villa janë kampione evropiane. Trofetë evropianë janë fituar shumë kohë më parë, ndërsa tani e kanë një tjetër mundësi për ta kthyer lavdinë.
Villa në ndeshjet në Angli është më e suksesshme se Nottinghami me 64 fitore, ndërsa 40 i kanë takuar Forestit. 32 ndeshje janë mbyllur baras.
Finalja e Ligës së Evropës luhet më 20 maj në Stamboll, në stadiumin e Beshiktashit.











