Një person ka mbetur i plagosur, si pasojë e një sulmi me thikë.
Policia thotë se e dyshuar për këtë rast është një grua.
Ndërkohë që viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor.
E dyshuara është arrestuar nga policia dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në Klinikën e Psikiatrisë për trajtim të mëtejmë.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij rasti. /teve1.info/







