TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajrami për opozitën: Na rrëzuan edhe kësaj here – uroj që herën tjetër të kenë numra për Kuvend

by Tëvë1
2 muaj ago
2
A A
Bajrami për opozitën: Na rrëzuan edhe kësaj here – uroj që herën tjetër të kenë numra për Kuvend

Anëtari i Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami, ka komentuar zhvillimet politike në vend pas dështimit për zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjes në zgjedhje të reja.

Në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Bajrami ka akuzuar opozitën se po bashkëpunon mes vete, por pa e pranuar publikisht një gjë të tillë.

“Shumë mirë që po bashkëpunojnë, ne duam bashkëpunim, por ata le ta tregojnë hapur që po bashkëpunojnë me njëri-tjetrin e jo tinëz. Le të tregojnë që janë duke bashkëpunuar Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Kur i thua dikujt ‘je mercenar’, siç i ka thënë PDK-ja LDK-së, e kur tjetri thotë ‘më ke vra dhe dua të të shoh prapa grilave’, e në fund dakordoheni që të mos keni një kandidat që merr përkrahje të gjerë për president – çka i bie kjo?”, ka thënë Bajrami.

Ai është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të dalë edhe më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme, krahasuar me ato të 28 dhjetorit.

“Unë besoj që kemi me pas rezultatin më të lartë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Jam shumë i bindur që qytetarët e kanë kuptuar se i vetmi subjekt politik që merr përgjegjësi dhe i del zot vendit është Vetëvendosje. Të tjerët bëjnë kalkulime politike në dëm të shtetit dhe të Albin Kurtit. Çdo veprim që e bëjnë e bëjnë duke u bazuar në këto dy gjëra, nuk u intereson që vendit po i shkojnë miliona euro”, është shprehur ai.

Bajrami foli edhe për zhvillimet brenda skenës politike dhe mundësinë e lëvizjeve të figurave politike, duke përmendur edhe Vjosa Osmani.

“Ne nuk frikësohemi që Vjosa mund të marrë vota apo të shkojë diku tjetër. Ata që kanë dalë nga Vetëvendosje kanë përfunduar mirë vetëm në histori, jo në jetën politike. Kanë menduar që duke u larguar nga Kurti do ta rrëzojnë, por ai nuk rrëzohet”, ka deklaruar Bajrami.

Ai shtoi se opozita nuk do të arrijë të përmbysë rezultatet e LVV-së, duke ironizuar me numrat e tyre në të ardhmen.

“Ata sa herë po na rrëzojnë, aq më të fortë po dalim. Na rrëzuan edhe kësaj here, por herën tjetër nuk do të kenë numra me na rrëzu. Kësaj here nuk kanë pasur numra as për një kandidat për president, e herën tjetër uroj t’i kenë numrat të paktën për grup parlamentar”, ka thënë Bajrami.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Sa shqiptarë u kthyen nga vendet e BE-së për tre muaj?

Kryeziu: Kushtetuta duhet të ndryshohet nëse po e bllokon funksionimin e shtetit

Kryeziu: Kushtetuta duhet të ndryshohet nëse po e bllokon funksionimin e shtetit

Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Fishekzjarre dhe mesazhe miqësie në Prishtinë, për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit

Mbani këto bimë në tarracat dhe ballkonet tuaja për t’i larguar mushkonjat

Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Rita Ora nis turneun veror të koncerteve, më 1 gusht do të performojë në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe hapjen e Fondit të Konfiskimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën