TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

by Tëvë1
5 muaj ago
2
A A
Abdixhiku: LVV nuk e deshi Vjosa Osmanin për presidente – kërkoi kontroll të plotë të pushtetit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka mbështetur rikandidimin e Vjosa Osmanit për presidente.

Ai tha se LDK-ja ka vepruar me përgjegjësi institucionale dhe ka tentuar të kontribuojë në stabilitetin e vendit, përmes pjesëmarrjes në takime dhe ofrimit të zgjidhjeve kompromisi.

“Sepse, në fakt, kishim një parti politike dhe një eksponent të saj, i cili, në njërën anë, është i pangopur për pushtet, i do të gjitha, e në anën tjetër është i paaftë të arrijë kompromis,” ka thënë Abdixhiku.

Ai shtoi se deputetët e LDK-së kanë qenë të gatshëm të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës institucionale.

“Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 15 sosh, kanë qëndruar me plot përgjegjshmëri dhe bindje për t’i dhënë zgjidhje stabilitetit institucional të vendit. Është kërkuar konsensus, kemi marrë pjesë në takime. Është kërkuar emër, kemi dhënë edhe mundësinë për emrin për president. Na janë kërkuar nënshkrimet, janë ofruar ato nënshkrime,” u shpreh ai.

Sipas Abdixhikut, problemi ka qenë mungesa e votave nga Lëvizja Vetëvendosje për Vjosa Osmanin.

“Por, në fund, në fakt, problemi është parë që ky emër, i Vjosa Osmanit, është synuar më tepër si kuorum për një presion që ata e quajnë shantazh. Ne, Vjosa Osmanin, nuk e shohim si kuorum për presidenten e tyre… e shohim më shumë se kaq, si presidente të denjë të Republikës së Kosovës. Por kjo votë nuk u dha nga Lëvizja Vetëvendosje,” tha ai.

Abdixhiku kritikoi edhe mënyrën e zhvillimit të seancës, duke e quajtur procesin të njëanshëm dhe të dëmshëm për institucionet.

“Sonte u pa edhe një keqpërdorim i institucionit më të lartë të vendit, Kuvendit. Mënyra se si u udhëhoq ky proces, me një monolog të një partie autoritare… me gjuhë që më së paku ishin shantazh,” deklaroi kreu i LDK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetëplagoset një person në Zubin Potok

Arrestohet një e mitur në Prishtinë, dyshohet se vodhi produkte në një lokal

​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje

8 Aksidente trafiku për 24 orë në Ferizaj, lëndohen 6 persona

Rama takon drejtoreshën e Këshillit të Evropës, diskutojnë për demokracinë lokale dhe fondet evropiane

Rama takon drejtoreshën e Këshillit të Evropës, diskutojnë për demokracinë lokale dhe fondet evropiane

Policia në Ferizaj shqipton mbi 200 gjoba brenda 24 orëve

​85 vota pro Reformës Territoriale, Kuvendi i Shqipërisë e miraton pas një seance maratonë

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Çfarë qëndrimi mbante Shiroka-Pula ndaj vendimit të Speciales para se të zgjidhej presidente e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën