TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Të shtëna me armë në darkën ku ndodhej Donald Trump

by tëvë1
2 orë ago
1
A A
Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili mori pjesë për herë të parë gjatë presidencës së tij në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, u nxor me urgjencë nga salla pas britmave dhe zhurmave të ngjashme me të shtëna armësh që u dëgjuan.

Në aktivitetin që po transmetohej drejtpërdrejt, pak pasi nisi shërbimi i ushqimit, situata u tensionua ndërsa ekipet e sigurisë së Trump u panë në sallë me armë të gjata.

Forcat e sigurisë, duke thyer barrierat mbrojtëse, arritën te tavolina ku ndodhej Trump dhe e rrethuan menjëherë atë dhe bashkëshorten e tij, Melania Trump, duke i larguar me shpejtësi nga salla.

Ai bëri të ditur se një person i armatosur me më shumë se një armë kishte sulmuar një pikë kontrolli sigurie dhe ishte neutralizuar nga agjentët e Shërbimit Sekret. Sipas tij, një polic u qëllua, por mbijetoi.

“Fola me të pak më parë, është në gjendje shumë të mirë,” tha Trump.

Duke marrë këtë rast si shembull, Trump theksoi nevojën për masa të forta sigurie dhe për hapësira të përshtatshme në Shtëpinë e Bardhë.

Ai gjithashtu deklaroi se kishte kërkuar që darka e organizuar nga Shoqata e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë të vazhdonte pavarësisht sulmit, por shtoi se eventi i anuluar do të riplanifikohet brenda 30 ditësh.

I pyetur pse ngjarje të tilla ndodhin shpesh rreth tij, Trump u përgjigj: “Njerëzit që kanë ndikimin më të madh janë edhe ata që përballen më shumë me sulme.”

Në lidhje me një lidhje të mundshme me Iranin, ai tha: “Nuk mendoj, por kurrë nuk mund ta dini. Hetimet do të japin më shumë informacion.”

Trump shtoi gjithashtu se ky incident nuk do ta pengojë në politikat e tij: “Kjo nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran. Nuk besoj se ka lidhje me këtë çështje.”

Në fund, presidenti publikoi në rrjetet sociale video nga momenti i sulmit dhe fotografi të arrestimit të sulmuesit.<span;>Disa nga të ftuarit në sallë u dëgjuan duke bërtitur gjatë incidentit, ndërsa disa të tjerë brohorisnin “USA (SHBA)”.

Nga ana tjetër, mediat amerikane raportuan se në hotelin ku u dëgjuan të shtënat është arrestuar një sulmues, megjithëse ky informacion ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Pas panikut të shkurtër, u njoftua se programi do të vazhdojë. Gjithashtu u bë e ditur se Donald Trump mund të kthehet në sallë për të mbajtur fjalimin e tij pavarësisht incidentit.

Trump, përmes një postimi në rrjetet sociale, dha detaje lidhur me sulmin e armatosur në darkën në kryeqytetin amerikan.

Pasi u dëgjuan të shtënat dhe u largua nga salla së bashku me bashkëshorten e tij, Melania Trump, nga agjentët e Shërbimit Sekret, ai njoftoi pak minuta më vonë se sulmuesi ishte kapur.

“Ka qenë një mbrëmje mjaft e tensionuar. Shërbimi Sekret dhe forcat e rendit bënë një punë të shkëlqyer. Vepruan shpejt dhe me guxim. Sulmuesi i armatosur u kap,” tha Trump.

Trump shtoi se kishte propozuar vazhdimin e programit në sallë, por theksoi se do t’i përmbahet plotësisht udhëzimeve të autoriteteve të sigurisë. Ai theksoi gjithashtu se, pavarësisht vendimit, mbrëmja do të jetë “shumë ndryshe nga sa ishte planifikuar” dhe se eventi do të duhet të riorganizohet.

Në pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale, sulmuesi i kapur shihej i shtrirë me fytyrë poshtë në hollin e hotelit, me rrobat e hequra.

Ndërkohë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, njoftoi në platformën sociale X se presidenti po përgatitej të bënte një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë. Trump, kur u pyet nëse sulmi kishte lidhje me një luftë të mundshme me Iranin, u përgjigj: “Nuk mendoj”.

Pamje nga incidenti

ShareTweet

Postime të ngjashme

I diplomuar për inxhinieri, ky është autori nga Kalifornia që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët

I diplomuar për inxhinieri, ky është autori nga Kalifornia që qëlloi me armë në darkën e Presidentit Trump me gazetarët

Alarm për bombë në qendrën tregtare në Tiranë, reagon policia

Alarm për bombë në qendrën tregtare në Tiranë, reagon policia

LVV ofron kompromis, PDK e quan lojë, LDK kërkon vota të sigurta

LVV ofron kompromis, PDK e quan lojë, LDK kërkon vota të sigurta

​Abdixhiku takon Osmanin, mes diskutimeve çështja e presidentit

​Abdixhiku takon Osmanin, mes diskutimeve çështja e presidentit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën