Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari, do të luajë edhe për shumë vjet te Hoffenheimi i Bundesligës.
I transferuar në verë, Hajdari e Hoffenheimi të premten kanë firmosur kontratë të re, me kushte të përmirësuara.
Kohëzgjatja e kontratës së re nuk është saktësuar, por është dëshmi e besimit që Hoffenheimi ka në mbrojtësin 22-vjeçar.









