TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu për ndarjen nga jeta të Rexhep Qosjes: Hero i mendjes që do të mbetet udhërrëfyes për brezat

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

Kryetarja e Kuvendit dhe njëherësh ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas ndarjes nga jeta të akademikut Rexhep Qosja, duke e cilësuar humbjen e tij si një goditje të madhe për botën shqiptare.

Ajo u shpreh se Kosova ka humbur një nga personalitetet më të rëndësishme të mendimit kritik, letërsisë dhe studimit, i cili për dekada me radhë ishte i pranishëm në jetën kulturore, akademike dhe politike.

“Humbëm një personalitet që për më shumë se gjysmë shekulli ishte i pranishëm me libra, studime, debat dhe qëndrim,” theksoi Haxhiu.

Sipas saj, te Qosja bashkëjetonin studiuesi i letërsisë, kritiku, romancieri, eseisti, profesori dhe polemisti publik, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën shqiptare.

Duke veçuar kontributin e tij në letërsi, Haxhiu përmendi romanin Vdekja më vjen prej syve të tillë si një vepër që zgjeroi kufijtë e romanit shqiptar, ndërsa librin Të fshehtat e treguara si dëshmi të mprehtësisë së tij deri në fund të krijimtarisë.

Ajo shtoi se për shumë breza studentësh dhe lexuesish, Qosja ishte “shkollë më vete”, duke ndihmuar në kuptimin e letërsisë si pasqyrim i shoqërisë dhe i identitetit.

Haxhiu vuri në dukje edhe simbolikën e ndarjes së tij nga jeta në Dita Ndërkombëtare e Librit, duke theksuar se krijuesit nderohen më së shumti përmes veprës që lënë pas.

“Hero i mendjes, ai do të mbetet udhërrëfyes për brezat,” përfundoi ajo, duke u shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe lexuesve të shumtë.

Tags: Albulena HaxhiuREXHEP QOSJAtelegram ngushëllimiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

​Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim të kujtesës dhe historisë së luftës së UÇK-së

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore

Kryerja e vrasjeve nga të rinjtë, faktorët psikologjik e social

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën