TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kulla për çështjen e presidentit: Politika në Kosovë po sillet si “adoleshente”, vetëm Haradinaj mban qëndrim të qartë

by Tëvë1
2 muaj ago
13
A A
Kulla për çështjen e presidentit: Politika në Kosovë po sillet si “adoleshente”, vetëm Haradinaj mban qëndrim të qartë

Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Matrix” te Mehmet Kalisi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, duke u ndalur te procesi për zgjedhjen e presidentit.

Ai ka kritikuar ashpër partitë politike, duke i krahasuar me sjellje të papjekura.

“Këta janë fiks në moshën e adoleshencës, kështu po sillen edhe këta. Kjo është kthyer në një ‘parcolet’ të adoleshencës të disa njerëzve që janë për t’u mandatuar me përgjegjësi, dhe e vetmja gjë që nuk bëjnë është marrja e përgjegjësisë”, ka thënë Kulla.

Sipas tij, në mesin e partive opozitare, i vetmi që po mban një qëndrim të qartë është Ramush Haradinaj.

“I vetmi sot në opozitë më serioz, që ka një qëndrim të vetin të qartë, është Ramush Haradinaj. Po të isha në vend të Lumir Abdixhiku dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, do të merrja një listë me firma dhe do t’ia dërgoja kryeministrit në zyrë, duke i thënë: ky është kandidati ynë – nëse do, pranoje”, është shprehur ai.

Kulla ka shtuar se në rast se opozita nuk arrin të propozojë një emër, atëherë duhet t’ia lërë këtë çështje në dorë kryeministrit Albin Kurti dhe të mos bllokojë situatën.

“Nëse nuk kanë një emër, le t’ia lënë në dorë kryeministrit dhe të mos e bllokojnë situatën. Ose të marrin vendim të qartë dhe të thonë se vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, ka deklaruar ai.

Ai gjithashtu ka theksuar se situata aktuale globale dhe problemet ekonomike në vend kërkojnë më shumë përgjegjësi nga klasa politike.

“Në kohën kur ka luftë në Ukrainë dhe tensione në Lindjen e Mesme, kur edhe çmimet pritet të rriten, qytetarët kanë shqetësime reale si ekonomia, energjia elektrike, nafta dhe bujqësia. Kosova nuk e ka luksin për bllokada të tilla politike”, ka përfunduar Kulla.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

​Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta nga e hëna nëse s’ka zgjidhje për pagat

​Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta nga e hëna nëse s’ka zgjidhje për pagat

Pesë persona të arrestuar, sekuestrohen armë, para e vetura në operacionin “White Star”

Pesë persona të arrestuar, sekuestrohen armë, para e vetura në operacionin “White Star”

Osmani:Kandidimi kërkesë e qytetarëve, jo ambicie personale

Osmani: Na duhet kompromis për formimin e tri institucioneve

​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

​Palatova: Kosova të formojë institucionet dhe përmbushë reformat për të përfituar 880 milionë

Ylber Ramadani me rekord te Shqipëria

Ylber Ramadani me rekord te Shqipëria

Gjyqtarit somalez të Botërorit i ndalohet hyrja në SHBA

Gjyqtarit somalez të Botërorit i ndalohet hyrja në SHBA

​Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta nga e hëna nëse s’ka zgjidhje për pagat

​Sindikatat e RTK-së paralajmërojnë protesta nga e hëna nëse s’ka zgjidhje për pagat

Irani thotë se biletat e tifozëve për ndeshjet e Botërorit i janë anuluar

Irani thotë se biletat e tifozëve për ndeshjet e Botërorit i janë anuluar

Pesë persona të arrestuar, sekuestrohen armë, para e vetura në operacionin “White Star”

Pesë persona të arrestuar, sekuestrohen armë, para e vetura në operacionin “White Star”

Rama për Reuters: Nuk tërhiqemi nga projekti pavarësisht protestave

Rama për Reuters: Nuk tërhiqemi nga projekti pavarësisht protestave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën