TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

PDK e konsideron të përmbyllur kontributin e saj për zgjedhjen e Presidentit: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë

by teve1
4 muaj ago
1
A A
PDK e konsideron të përmbyllur kontributin e saj për zgjedhjen e Presidentit: Nuk u vlerësua konstruktiviteti ynë

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën janë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend, procesi në Dhomat e Specializuara në Hagë, si dhe çështja e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës.

Në një njoftim zyrtar, PDK ka riafirmuar përkushtimin e saj për mbrojtjen e rendit kushtetues, stabilitetit institucional dhe funksionimit demokratik të shtetit, duke e cilësuar veten si subjekt politik shtetformues dhe shtetndërtues.

Partia ka vlerësuar se vendi po përballet me kriza të njëpasnjëshme politike dhe institucionale, për të cilat fajëson shumicën parlamentare.

Sipas PDK-së, bllokadat e vazhdueshme dhe mungesa e përgjegjësisë shtetërore po pengojnë funksionimin normal të institucioneve dhe po dëmtojnë interesin qytetar.

PDK ka theksuar se Kosova nuk duhet të mbahet peng i interesave të ngushta partiake dhe kalkulimeve politike, duke paralajmëruar se vazhdimi i kësaj gjendjeje është i rrezikshëm për demokracinë dhe institucionet e vendit.

Sa i përket zgjedhjes së Presidentit, PDK ka deklaruar se ka qenë e gatshme të kontribuojë në zhbllokimin e situatës përmes mbështetjes së një kandidati konsensual, pa kushte për përfshirje në qeveri.

Megjithatë, sipas saj, mungesa e vullnetit politik nga ana e pushtetit aktual ka pamundësuar arritjen e një marrëveshjeje, duke e konsideruar kështu të përfunduar kontributin e saj në këtë proces.

Në lidhje me procesin gjyqësor në Hagë, PDK ka kërkuar që vendimi përfundimtar të jetë i drejtë dhe i bazuar vetëm në fakte dhe prova, pa ndikime politike.

“PDK riafirmon bindjen e saj të palëkundur në pafajësinë e liderëve të UÇK-së dhe në pastërtinë e luftës çlirimtare”, thuhet në njoftim.

PDK gjithashtu ka ritheksuar orientimin euroatlantik, duke kërkuar forcimin e partneritetit strategjik me aleatët ndërkombëtarë si garanci për stabilitet dhe siguri.

Në aspektin ekonomik, partia ka vlerësuar se gjendja është përkeqësuar, ndërsa qytetarët po përballen me rritje të kostos së jetesës.

“Për këtë arsye, kërkohen masa urgjente, konkrete dhe efektive për mbështetje ekonomike dhe lehtësim të barrës financiare për qytetarët”, theksohet në njoftim.

Në fund, Këshilli Drejtues ka bërë të ditur se zgjedhjet e brendshme partiake pritet të mbahen gjatë vitit 2026, me synim forcimin e demokracisë së brendshme dhe ndërtimin e një alternative të re qeverisëse.

PDK ka theksuar se do të vazhdojë të jetë një faktor stabiliteti dhe një alternativë serioze për qeverisjen e vendit./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta, edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

Temperaturat e larta, edhe sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë në autoudhë

REL: Serbia përdori rezervën buxhetore për të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën, fshehu shumat për disa projekte

REL: Serbia përdori rezervën buxhetore për të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën, fshehu shumat për disa projekte

Ditën e sotme organizohet protestë sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë

Ditën e sotme organizohet protestë sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë

Kuvendi i Kosovës mban sot seancën konstituive të Legjislaturës së XI-të

Temperatura në Kosovë sot shkon deri në deri në 38°C

Temperatura në Kosovë sot shkon deri në deri në 38°C

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Gojnovci: Kërkesat e LDK-së ndaj VV-së janë të ekzagjeruara, oferta për bashkëpunim është gjeneroze

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Asllani transferohet te RB Leipzig, raporton Fabrizio Romano

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën