TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

S’ka marrëveshje LVV-LDK, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Përfundimisht, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kanë gjetur një dakordim për çështjen e Presidentit. Kryeministri Albin Kurti, pas takimit me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, e konfirmoi se Kosova po shkon sërish drejt zgjedhjeve të reja.

by Fetije Kamberi
4 orë ago
0 0
A A

Disa herë u takuan në Kuvendin e Kosovës.

E të hënën, e bënë përpjekjen e fundit për një marrëveshje politike rreth çështjes së presidentit të vendit.

Por kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sërish dolën nga takimi pa marrëveshje.

“Ofruam që ta ketë zëvendëskryeministrin e parë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe tri ministri të tjera. Unë kam preferuar që zëvendës imi të bëhet z.Abdixhiku dhe të fillojmë një kapitull të ri. Ne kemi propozuar që të ndërrojnë vendet nënkryetari i LDK-së me kryetaren e Kuvendit nga LVV”, u shpreh Kurti.

Shefi i Qeverisë tha se LDK-ja nuk ka pasur ndonjë propozim për emrin e presidentit.

Në këto rrethana, propozimi i partisë së tij, Kurti tha se mbetet i pandryshuar.

“Unë nuk mund të bëhem më LDK se LDK-ja. Nuk ka mundësi të ofroj unë diçka që ata nuk më kanë thënë se e kërkojnë. Ne ua kemi propozuar opozitës dikë që e duan më shumë se mua, Konjufcën. Ai është njeriu i dytë më i votuar në Kosovë”, tha ai.

E i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Kurti edhe në takimin e sotëm e vazhdoi insistimin se Vetëvendosjes i takon Presidenti.

“Insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet Vetëvendosjes. Ne ishim në diskutim për çështjen e presidentit dhe unë refuzova të flas për çështje tjera pa folur për emrin e presidentit. Nuk kemi diskutuar për asnjë emër me LVV-në për presindeitn, përveç Glauk Konjufcës dhe për këtë e dini qëndrimin tonë”, tha Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, nuk ka më vend për takime dhe vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Nuk kemi kërkuar asnjë pozicion për LDK-në e as për mua. Me kaq, në këto rrethana LDK nuk mund të bëjë më shumë. LDK-ja e lë të hapur diskutimin me partitë tjera. Nuk kemi dëgjuar asnjë propozim tjetër përveç që presidenti të jetë i Vetëvendosjes. LDK-ja e konsideron këtë çështje të mbyllur që nga ky moment”, ka theksuar Abdixhiku. “Do të  bëhemi gati për skenarin më të keq, më të rëndë e më të pakuptueshëm të zgjedhjeve të reja dhe të jashtëzakonshme. Nga fillimi parimet kanë qenë të qarta, presidenti i Kosovës nuk mund të jetë zgjatim i Qeverisë”, tha ai.

Pas takimit me Abdixhikun, Kurti e konfirmoi se i shkroi mesazh për takim edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Info Nata”- 20.04.2026

“Info Nata”- 20.04.2026

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën