Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, përkatësisht Komiteti Politik i kësaj Asambleje, më 28 dhe 29 tetor do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Kosovës.
Gjatë ditës, delegacioni do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovë.
Delegacioni do të pritet nga kryetarja Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në ora 09:05.
Nga ora 10:00, delegacioni i NATO-s do të zhvillojë takim me anëtarët e Komisionit Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, ndërsa në ora 11:00 takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend./teve1.info/







